Secondary Adv

Punime ne rruge: Bllokohet segmenti nga Preza deri ne kthesen e Rinasit - Ja si devijohet trafiku

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftuan se sot fillojnë punimet e rehabilitimit në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesen Rinas, në aksin Vorë-Fushë Krujë. 

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftuan se duke filluar nga sot, data 18 shtator 2018 do të fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesen Rinas, në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 ml. Mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër-Milot-Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës. Automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë Krujë Rinas. Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës./Scan 


Më të lexuarat