Miratohet dekreti i Presidentit - hapet gara per Teatrin Kombetar
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka pranuar dekretin e Presidentit për ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar, ndërsa ka miratuar edhe variantin e ri.
Opozita theu bojkotin duke marrë pjesë në komision, por dekreti u miratua vetëm me votat e shumicës, pasi PD dhe LSI nuk votuan. Albana Vokshi përsëriti qëndrimin e opozitës për ligjin për Teatrin dhe deklaroi se nuk mund të bëhen arnime në ligj. Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi deklaroi se PS ka përgatitur një draft të ri me ndryshimet. REPORT TV siguron draftin e propozuar nga shumica me ndryshimet që parashikohen që të bëhen në ligjin e ri për Teatrin Kombëtar, pas kthimit nga Presidenti dhe sugjerimeve nga Brukseli. Pika kryesore që pëson ndryshim është hapja e garës për të gjitha kompanitë. Komisioni i negocimit bën thirrje të hapur ndaj palëve private që janë të interesuara për të paraqitur propozimin për teatrin e ri kombëtar. 'Thirrje e hapur"është ftesa e hartuar nga komisioni i negocimit për palët private që janë të interesuar për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj.
Neni 3, pika 10
Komisioni i vlerësimit dhe negocimit krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kryesohet nga përfaqësuesi i caktuar nga Bashkia Tiranë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve, si më poshtë vijon:
a) Ministria e Drejtesise;
b) Ministria e Financave dhe Ekonomise;
c) Ministria e Infrastruktures dhe Energjise;
<;) Ministria e Kultures;
d) Avokatura e Shtetit
dh) Trupa teatrore.
Drafti parashikon që trupa teatrore të përfaqësohet në komisionin e negocimit më jo më shumë se dy përfaqësues, të përzgjedhur nga vetë ata. Komisioni vlerëson me palët private, propozimet e paraqitura prej tyre dhe harton relacionin përmbyllës të negociatave, duke parashtruar c’do ofertë të paraqitur nga palët private dhe arsyetimin e përzgjedhjes së partnerit privat me propozimin me të mire. Gjithashtu drafi thekson që Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për hartimin dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve e dokumenteve të procedurës si dhe të c;do dokumenti tjeter, qe lidhet me proceduren e përcaktimit e te negociimit te kushteve te kontrates, perfshire edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur eshte rasti. Pas miratimit të variantit të ri sot në Komision, ditën e enjte do të shprehet Kuvendi, ku pritet që të miratohet, ndërsa shumica ende nuk dihet nëse do të jetë në seancën plenare, pasi tre të parat i ka bojkotuar. Kujtojmë që ligji i miratuar në fund të korrikut nga shumica u kthye nga Presidenti, ndërsa Brukseli rekomandoi hapjen e garës për ndërtimin e Teatrit Kombëtar duke rinisur edhe njëherë procedurën./Shqiptarja.com