Secondary Adv

Impianti i energjise diellore ne Akerni: 6 kompani ne gare per ndertimin

Gjashtë kompani, mes tyre nga SHBA dhe Europa janë në garë për ndërtimin e impiantit më të madh të energjisë diellore në Ballkan, qe do ngrihet në Akërni të Vlorës.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po administron ofertat, por nuk bën publike emrat e kompanive. Sipas projektit, parku diellor do të ketë një fuqi minimale të instaluar 50 megavat dhe vlerë totale investimi 70 milionë euro. Çmimi i energjisë dhe kapacitet e prodhimit janë dy kriteret bazë që do të përcaktojnë fituesin. Kompania që ofron çmim më të lirë do marrë më shumë pikë, po ashtu më shumë pikë do të marrin edhe kompanitë që ofrojnë kapacitet prodhimi mbi sasinë dysheme prej 50 megavatesh. Kompani private, do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 30 vjet. Për 15 vite energjia garantohet se do të blihet nga OSHEE me çmime disa herë më të larta se ato për energjinë e hidrocentraleve apo të importit. Për pjesën e mbetur privati do e shesë energjinë në treg të lirë. Parku i Akërnisë është impianti i parë diellor me kapacitet të madh prodhues. Pjesa me e madhe e lejeve që janë dhënë deri tani kanë qenë për impiante kryesisht të vogla deri në 2 megavat./Shqip


Më të lexuarat