Secondary Adv

Hetimi tatimor kontrollon 1,819 subjekte ne 10 dite - 19.8 mln leke vlera e shkeljeve

1,819 subjekte kanë kaluar në sitë në 10 ditët e para të Tetorit nga Hetimi tatimor në të gjithë vendin. 

 

Nga kontrolli 602 subjekte janë konstatuar me shkelje të legjislacionit tatimor. Vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8 milionë lekë.

Më konkretisht:

-8 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë), përkatësisht :

-50 subjekte janë konstatuar të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

-149 tatimpagues janë konstatuar me shkelje për moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

-44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune;

-118 subjekte janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor./SCAN


Më të lexuarat