Sezon turistik 12 muaj, Klosi: Synojme zgjerimin e ofertes, jo vetem turizem bregdetar
Në kuadër të zhvillimit të turizmit në Shqipëri sipas të gjitha potencialeve që gëzon vendi, ministri Blendi Klosi ka vizituar nga afër pikën e re të informimit në Belsh.
Në fjalën e tij ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u ndal në rëndësia e zgjerimit të sezonit turistik, duke e vënë theksin në zhvillimin e agroturizmit. “Jemi në Belsh, në Seferan për të disfatën herë por sot me një qëllim krejt të veçantë pasi kompania e cila menaxhon këtë perlë të natyrës ka hapur një pikë informacioni, dy bujtina të reja dhe siç e shikoni këtu vazhdon në mënyrë intensive turizmi nga e gjithë Shqipëria dhe dëshmojmë me këtë përpjekje që sa shumë potenciale ne kemi për të zgjeruar sezonin turistik, ofertën turistike nga ai i detit dhe i rërës për të dalë në zonën e tokës në zonën e atdheut të mesëm duke parë bukuri natyrore, duke parë potencial turistik por duke parë edhe njerëz të shkëlqyer që së bashku me pushtetin lokal, me kryetarin e bashkisë, kanë arritur të gjejnë një sinergji të përbashkët e cila i sjell këtij komuniteti shumë më tepër biznes, shumë më tepër mirëqenie dhe padyshim shumë më tepër punësim“, tha ministri i Turizmi dhe Mjedisit, Blendi Klosi. E veçanta është se në këtë zonë mund të zhvillohet agroturizmi, një nga prioritetet e qeverisë, me qellim promovimin e produkteve bio, gatimeve tradicionale, por edhe për ta kthyer njeriun tek natyra përmes ofertës turistike gjithëvjetore./Scan