Secondary Adv

Banesat: Shqiptaret bleres te zgjuar, orientim drejt komplekseve te mireorganizuara

Shqiptarët janë bërë blerës të zgjuar të pasurive të paluajtshme, kryesisht ambienteve për banim, duke zgjedhur apartamente në komplekse të mirëorganizuara. 

 

Qytetarët shqiptarë kanë filluar të behën blerës “të zgjuar” të pasurive të paluajtshme, kryesisht ambienteve për banim, duke u orientuar drejt apartamenteve në komplekse të mirëorganizuar dhe që ofrojnë standarde të kënaqshme. Në një intervistë për TV SCAN, ekspertja e pasurive të paluajtshme, Ilda Rusi, thekson se qytetarët kanë filluar ti bëjnë mirë llogaritë në këtë drejtim, duke pranuar që të paguajnë pak më shumë. Ndërsa sa i takon çmimeve, ato ndryshojnë nga kompleksi në kompleks në varësi të disa kritereve. Lidhur me kërkesën, ekspertja e pasurive të paluajtshme thekson se ajo është në rritje dhe në një vend në zhvillim si Shqipëria, është gjithnjë koha e duhur për të investuar në pasuri të paluajtshme./Scan


Më të lexuarat