Secondary Adv

Shqiptaret 54 perqind me te pasur se ne 2017- Shkak rritja e pasurise se paluajtshme

Pasuria e shqiptarëve është rritur me thuajse 6000 dollarë për frymë nga viti 2017 në vitin 2018. 

 

Të paktën këtë gjë pretendon`Credit Suisse`, që në raportin më të fundit të pasurisë globale thotë se, pasuria e një shqiptari të rritur fiksohet në 16.957 dollarë për frymë. Në raportin e vitit të kaluar kjo shifër fiksohej në 11.061 dollarë për frymë. Pra, sipas `Credit Suisse`, në harkun e një viti, pasuria e një shqiptari është rritur me plot 54%. Në raportin e kaluar, flitej për një pasuri totale të shqiptarëve në 24 miliardë dollarë, ndërkohë që këtë vit banka zvicerane, tregon se, pasuria është ngjitur në plot 37 miliardë dollarë. Pasuria në fjalë nuk është vetëm monetare, pasi ndahet në financiare dhe jo financiare. Në këtë të fundit përfshihet pasuria e paluajtshme. 

 

Është pikërisht kjo e fundit që i ka dhënë shtysën kryesore rritjes së pasurisë në këtë raport.`Credit Suisse`thotë se, pasuria jo financiare e shqiptarëve është rritur me rreth 5200 dollarë për frymë, çka justifikon edhe rritjen e ndjeshme të pasurisë në një vit me plot 54%. Rritja është fryt i drejtpërdrejtë i fryrjes së pasurisë së paluajtshme, që mesa duket është rrjedhojë e ecurisë së tregut në vendin tonë. Për`Credit Suisse`, pasuria e një shqiptari të rritur ndahet kështu: $3.085 pasuri financiare, nga rreth 2000 dollarë të vitit të kaluar, dhe $15.025 për frymë pasuri të paluajtshme. Por, pasurisë i hiqet edhe borxhi neto i çdo shqiptari, që këtë vit fiksohet në $1.153 për frymë, nga $752 të vitit të kaluar. Pra, në një kohë që, pasuria e shqiptarëve është rritur me 54%, si pasojë e shtrenjtimit të çmimeve të pasurive të paluajtshme, borxhi për frymë është rritur me 53.3%, pra me të njëjtin hap./Scan


Më të lexuarat