![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
Kredia per individet- Banka e Shqiperise: Lehtesohen standardet e kreditimit
Standardet e kreditimit në tremujorin e tretë të vitit, për kategorinë e bizneseve, u raportuan thuajse të pandryshuara, sipas një vrojtimi të bërë nga BSH.
Megjithatë, në ndarjen sipas madhësisë së biznesit, ato rezultuan të shtrënguara për kreditë dhënë bizneseve të vogla dhe të mesme. Bankat u shprehën se presin t’i mbajnë të pandryshuara standardet e kreditimit për bizneset në tremujorin e fundit të vitit, si në terma të madhësisë së tyre, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë. Faktorët që ndikuan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit për bizneset në tremujorin e tretë ishin të lidhura me kostot dhe kufizimet nga bilanci (kryesisht të lidhura me kostot dhe kufizimet nga pozicioni kapital i bankës), me aftësinë paguese të kredimarrësit, si edhe me situatën aktuale ekonomike dhe perspektivën e saj. Në kahun lehtësues të standardeve veproi trysnia nga konkurrenca në sistemin bankar.
Kërkesa për kredi
Kërkesa për kredi u raportua më e ulët nga një tremujor më parë, si ajo e bizneseve të vogla dhe të mesme, ashtu edhe kërkesa e bizneseve të mëdha. Edhe në prizmin e qëllimit të përdorimit të kredisë, kërkesa rezultoi më e ulët, si për kreditë për investime, ashtu dhe për likuiditete. Në tremujorin e fundit të vitit, bankat presin kërkesë të gjallëruar në të gjitha kategoritë e biznesit. Kërkesa më e lartë nga ana e bizneseve në tremujorin e katërt të vitit 2018, pritet të shfaqet si për kredinë me qëllim investimi, ashtu edhe për atë me natyrë likuiditeti.
Individët
Ndryshe nga ato për bizneset, standardet e kreditimit për individët vijuan të raportohen të lehtësuara edhe në tremujorin e tretë të vitit. Ky lehtësim u manifestua në të dyja kategoritë, si për kreditë për blerje banese, ashtu edhe për kreditë konsumatore. Bankat u shprehën për një lehtësim të mëtejshëm të pritur të standardeve të kreditimit për individët, për të dyja kategoritë, në tremujorin e fundit të vitit. Faktorët që diktuan standarde të lehtësuara për individët në tremujorin e tretë ishin: toleranca më e lartë e bankave ndaj rrezikut; perceptimi më i ulët i rrezikut lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit; si dhe kosto më të ulëta nga pozicioni i kapitalit të bankave.
Kërkesa për kredi
Kërkesa e individëve për kredi ishte më e lartë në tremujorin e tretë të vitit, e nxitur si nga kredia me qëllim blerje banese, ashtu edhe nga ajo konsumatore. Vlerësimet e bankave për tremujorin e katërt të vitit tregojnë një rritje të mëtejshme të kërkesës për kredi nga ana e individëve, në të dyja kategoritë. Bazuar në perceptimet e bankave tregtare, kërkesa për kredi nga ana e individëve u nxit nga: nevoja e shtuar për financimin e konsumit dhe blerjes së banesave; zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave; kreditë nga bankat dhe jobankat; si dhe niveli i përgjithshëm i normave të interesit. I vetmi faktor me ndikim në kahun rënës në kërkesën për kredi të individëve, sipas gjykimit të bankave, ishte përdorimi i burimeve të brendshme të financimit./Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)