Secondary Adv

Cmimet e karburantit pesojne rritje - Shqiperia koston me te larte ne rajon

Shqiperia sipas “FuelsEurope” ka çmimin më të lartë të karburantit se çdo vend në rajon ku një litër kushton 1.38 euro, përveç Malit të Zi që qëndron në të njëjtat vlera.

 

Franca vjen në numrin 11 përsa i përket çmimeve më të shtrenjta në Europë, duka paguar për një litër lëndë djegëse 1.38 euro, sipas FuelsEurope. Norvegjia është vendi më i shtrenjtë, me një litër karburanti që kushton 1,75 euro më 13 nëntor, shkruan Euronews. Holanda, Islanda, Italia dhe Greqia ishin gjithashtu midis pesë vendeve më të shtrenjta në Europë, dhe midis 20 vendeve të botës. Në anën tjetër të shkallës, Rusia, Moldavia, Ukraina, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Bullgaria kanë çmimet më të ulëta të karburantit. Mes 40 vendeve, Shqipëria renditet në gjysmën e parë e vendeve më të shtrenjta. E renditur në vendin e 17, për një litër karburant paguan 1.38 euro. Vendi ynë sipas “FuelsEurope” paguan më shumë se çdo vend tjetër në rajon, përveç Malit të Zi që qëndron në të njëjtat vlera. Ndërkohë kostoja e karburantit mbetet një çështje në Bullgari. Mijëra veta dolën në rrugë atje të dielën për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve të karburantit dhe rritjes së taksave për makinat më të vjetra dhe më ndotëse./Scan


Më të lexuarat