Secondary Adv

Mblidhet sot Keshilli Bashkiak- Banoret e Unazes se Re serish proteste para bashkise

Sot në orën 11:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i kryeqytetit, ndërsa opozita do ta bojkotojë.  

 

Në rendin e ditës janë 22 projektvendime me tematika të ndryshme që pritet që të miratohen. Report Tv ka zbardhur rendin e ditës që është planifikuar. Në mbledhje do të diskutohen dhe miratohen; Trajtimi me bonues strehimi i disa familjeve në nevojë, disa ndryshime në rregulloren e funksionimit të këshillit, dhënie godinash me qira në pronësi të bashkisë së Tiranës. 

 

Gjithashtu në rendin e ditës janë miratimi i raportit të pasqyrave financiare, miratimin e kompensimit ushqimor të fëmijëve të familjeve në nevojë, në shkollat ku implementohet projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, vendosjen e memorialit të holokaustit te liqeni, por edhe disa vendime të tjera. Ndërkohë që jashtë godinës së bashkisë së Tiranës është paralajmëruar sërish protestë nga banorët e unazës së re, banesat e të cilëve preken nga projekti dhe parashikohet që të shemben. Për projektin e Unazës së Re parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie./Shqip


Më të lexuarat