Secondary Adv

Unaza e Madhe: Ja si do te duket segmenti i perfunduar nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike

Ministri i Infrastrukturës Gjiknuri, ka shpërndarë në Facebook pamjet e segementit të përfunduar të Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike.

 

Sipas tij, ky është edhe standardi me të cilin po ndërtohet edhe segmenti nga Shkolla teknologjike tek Sheshi Shqiponja. Ndërkohë ka shtuar se shpronësimi i pronarëve do të bëhet 100%, ndërsa ata pa leje do të marrin 3 vite qira.“Segmenti i përfunduar urban i Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike është modeli ynë për Tiranën e së ardhmes. Për çdo skeptik, ky është standardi me të cilin do ndërtohet dhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja. 

 

Pronarët shpronësohen 100%

Ata pa leje do marrin 3 vite qira

dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale””, shkruan Gjiknuri.

Ndërkohë, banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe ditët e fundit kanë zhvilluar disa protesta, ndërsa kryebashkiaku, Erion Veliaj, deklaroi pak ditë më parë se ky projekt do të bëhet./SCAN 


Më të lexuarat