Secondary Adv

DPSHTRR njofton: Nderpritet sherbimi per regjistrimin e mjeteve nga SHBA dhe Kanada

DPSHTRR njofton se pas datës 12 nëntor 2018 do të ndërpritet shërbimi për disa mjete me dokument shoqërues teknik origjine nga SHBA ose Kanada. 

 

Sipas DPSHTRR-së, kjo vjen pas problematikave të përcjella nga Drejtoritë Rajonale dhe ankesat e qytetarëve në portalin qeveritar e-Albania për disa mjete që importohen nga këto dy vende. “Nisur nga problematikat e përcjella nga Drejtoritë Rajonale po ashtu edhe ankesat e qytetarëve në portalin qeveritar e-Albania, për disa mjete që importohen nga USA ose Canada, me dokumentat shoqërues me treguesit teknik nga origjina, me përshkrimet “Destruction” (shkatërrim) ose “Parts only” (pjesë këmbimi) ose “Not to be registered” (nuk mund të regjistrohet) ose “Junk” (mbeturinë) ose shënime të tjera të ngjashme ju njoftojmë që:

 

Bazuar në VKM nr. 153, datë 07.04.2000 “Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” e ndryshuar, konkretisht neni 237, pika 1, germa b dhe Udhëzimi nr. 1, datë18.01.2012 “Për dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve me motor dhe rimorkiove të tyre” i ndryshuar, konkretisht neni 3, pika 3 dhe 5, për mjetet që importohen nga USA ose Canada, nëse dokumentet shoqëruese me treguesit teknik nga origjina, përveç të tjerave janë me përshkrimet “Destruction” (shkatërrim) ose “Parts only” (pjesë këmbimi) ose “Not to be registered” (nuk mund të regjistrohet) ose shënime të tjera të ngjashme, shërbimi për regjistrim në DPSHTRR do të refuzohet pas datës 12.11.2018, pavarësisht faktit që këto mjete kanë kryer formalitetet doganore duke u klasifikuar si automjete”, thuhet në njoftimin zyrtar të DPSHTRR./Scan


Më të lexuarat