Secondary Adv

Informaliteti ne nivele te larta - Ekspertet: Të gjithe bizneset te futen ne skemen e TVSH

Përfshirja e gjithë bizneseve në sistemin e Tatimit mbi Vlerën e shtuar, qendrueshmëria në sistemin fiskal janë disa elementë për të luftuar informalitetin.

 

Përfshirja e të gjithë bizneseve në sistemin e deklarimit të Tatimit mbi Vlerën e shtuar, vëmendja e shtuar e shtetit, qendrueshmëria në sistemin fiskal janë disa nga elementët për të luftuar informalitetin në vend i cili aktualisht është në nivelin 40-45 për qind. Shqetësimet e ekspertëve dhe sipërmarrësve u ngritën në forumin “Formalizmi i ekonomisë”. E pranishme në forum, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, u shpreh se bashkëpunimi me biznesin është në interesin e të dyja palëve, ndërsa bëri me dije se po punohet për krijim e zonës rajonale ekonomike. Forumi ekonomik është zhvilluar në kuadër të edicionit të 10 ndarjes së çmimeve “Karriera”, si  dhe shpalljes së fituesve të konkursit “Vangjush Gambeta” për gazetarët e ekonomisë në Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për shtypin e shkruar dhe median vizive, ku të pranishëm ishin krerët e lartë të shtetit./Scan


Më të lexuarat