Secondary Adv

Kontrollet e bizneseve: Tatimet aksion intensiv ne terren deri me 31 Dhjetor

Tatimet kanë nisur aksionin intensiv në terren që do vijojë deri më 31 Dhjetor, për të siguruar zbatimin e ligjit nga bizneset, me fokus deklarimin real të xhiros dhe punonjësve.

 

Aksioni do të fokusohet më së shumti në qendrat e qyteteve dhe aty ku transaksionet janë më të mëdha, deklaroi Xhavit Curri, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Kjo iniciativë është marrë për shkak të rritjes së transaksioneve gjatë afrimit të festave të fundvitit ku dhe abuzimet shtohen, si dhe për shkak se është evidentuar rënie e xhiros së deklaruar nga bizneset. Ligji në fuqi parashikon gjoba të rënda për bizneset që shkelin ligjin dhe nuk lëshojnë kupon tatimor si edhe për ata që kapen me punonjës të paregjistruar, duke filluar nga 50 mijë lekë./Scan


Më të lexuarat