Secondary Adv

Ndertimi i Unazes se Madhe - 1 km rruge do kushtoje 18 mln euro

Në zonën e “Astirit” janë ngritur kantieret nga firmat që do ndërtojnë aksin nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja”, ndërsa banorët protestojnë prej ditësh. 

 

Por nga LSI, Petrit Vasili ka denoncuar atë që e quan “vjedhje gjigante” me tenderin për “Unazën e Madhe” të kryeqytetit. “Vjedhje gjigande dhe kriminale me tenderin e rrugës te Unaza e Re. Prokuroria te mos behet pale me megahajduterinë. Tre tendera për 2.2 km rrugë, 40 milion euro për 2.2 km rrugë nga Pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja. Dhe ne çdo oferte vetëm dy konkurrues dhe gjithmonë i dyti nga konkurruesit e ka ofertën ZERO lek. 

 

Pra gara ishte shitur ne mënyrën me te turpshme dhe me korruptive. Një korrupsion i tille i pafytyre është kaq i qarte, kaq kriminal, kaq i pacipe siç është fytyra e hajdutërisë se shfrenuar te kësaj qeverie dhe këtij kryeministri”, shkruan Vasili në Facebook. Sipas tij me këtë tender “të vjedhur e manipuluar sheshit”, çmimi për 1 km shkon në më shumë se 18 milion euro./Shqip  


Më të lexuarat