![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Infrastruktura: Bashkia e Kamzes publikon investimet ne mbi 70 rruge
Në Kamëz çdo ditë po punohet me intensitet të madh për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Ky qytet i mbi 15-fishuar gjatë viteve të tranzicionit, 22 vjet bashki, ka pasur shumë nevojë për investime, si rrugë, KUN, shkolla e plot nevoja të tjera, duke qenë se qytetarët dhe institucioni bashki e ka ngritur gjithçka nga e para. Kamza ka pësuar ndryshime rrënjësore krahasuar me vite më parë dhe kjo, si nga puna vitale e qytetarëve, por edhe vëmendjes maksimale të Bashkisë Kamëz, veçanërisht pas vitit 2007, falë vizionit të kryetarit të Bashkisë, Xhelal Mziu.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, pohon se nga dita që është ulur në karrigen e kryebashkiakut janë me qindra e qindra kilometra rrugë të ndërtuara në Kamëz dhe Paskuqan së bashku me KUN, ujësjellës, përfshi këtu dhe akse rruge të rëndësishme siç është ai i rrugës ‘Demokracia’ nga Ura e Institutit deri në Babrru dhe vijon deri tek Kafja e Rremës.
‘Vetëm gjatë këtij viti Bashkia Kamëz po investon në mbi 70 rrugë, një pjesë e të cilave kanë përfunduar dhe disa janë në proces drejt përfundimit. Nuk kemi pasur asnjë mbështetje nga qeveria, pavarësisht se i kemi kërkuar mbështetje në mënyrë sistematike për të financuar projektet zhvilluese të Bashkisë, të cilat shkojnë në dobi të komunitetit. Çdo kilometër rrugë në Kamëz po ndërtohet me buxhetin e Bashkisë Kamëz, e cila po bën më të mirën për të mirëmenaxhuar ta ardhurat, taksat dhe tarifat e qytetarëve duke i kthyer në investime në çdo lagje’, - thotë kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.
Kryebashkiaku Mziu çdo ditë ndodhet në terren për të inspektuar punët, të cilat kanë nisur dhe janë në proces dhe duke inauguruar ato që kanë përfunduar. Zoti Mziu ka inspektuar punimet e përfunduara në rrugën ‘Faik Halil Hoxhaj’, lagjja nr. 5 Kamëz, investim i Bashkisë i realizuar me të gjithë parametrat e një rruge bashkëkohore evropiane. Të tjera investime janë dhe ato në rrugët: ‘Arras’ në lagjen Bathore 1, ‘Xhemal Dervishi’ në Babrru-Kodër, ‘Eqrem Çabej’ në Zall-Mner. Investime të këtij viti janë dhe rruga ‘Kuvendi i Dibrës’ në Bathore, ‘Myslym Shyri’ në Babrru. Bashkia Kamëz vijon realizimin e projekteve të rëndësishme në infrastrukturën urbane të qytetit si rruga ‘Roma’, e cila ndodhet në lagjen nr. 1 Kamëz, ka përfunduar edhe ndërtimi i rrugës ‘Serafin Kodra’ në Babrru.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu ka inspektuar punimet për ndërtimin e trotuareve në rrugën ‘7 Marsi’ në lagjen Bathore 7, rruga ‘Horizonti’ Bathore 1, ‘Sali Murat Vranishti’ në Babrru-Kodër. Inspektimet e kryebashkiakut Mziu nuk kanë munguar as në rrugën ‘Kaltërsia’ në lagjen 1 Bathore si dhe ndërtimi i trotuareve në rrugën ‘Bujar ‘Lako’, në rrugën ‘Bytyç’ në lagjen 1 Bathore, rrugën ‘Hasan Zylfia’ në Babrru-Kodër, investim i Bashkisë Kamëz që përfundon së shpejti dhe dhjetëra akse të tjera rrugore që kanë përfunduar dhe janë në proces. Prioritet absolut i kryetarit të Bashkisë Kamëz është përmirësimi i plotë i infrastrukturës në territorin e Bashkisë Kamëz dhe çdo qindarkë e qytetarëve të kthehet tek ta përmes investimeve./syri
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)