![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)
Biznesi i vogel ne veshtiresi: 57 biznese ne dite kalojne ne status pasiv
Prej fillimit të vitit dhe deri më 30 dhjetor kanë kaluar në statusin pasiv gati 14 mijë biznese (13,927), të cilat në pjesën më të madhe janë biznese të vogla.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje me rreth 65%. Mesatarisht, duke përjashtuar fundjavat (kur nuk kryhen veprime tek tatimet), rezultojnë që janë mbyllur reth 57 biznese në ditë.
Goditja nga supermarketet
Zinxhiri i supermarketeve të mëdha ka nxjerrë jashtë loje dyqanet ushqimore të lagjeve. Pjesa më e madhe, duke mos konkurruar dot supermarketet që tregtojnë një gamë të gjerë produktesh, shpesh edhe me çmim më të lirë, kanë falimentuar. Këtë e vërtetojnë edhe shifrat për numrin e njësive tregtare me pakicë. Numri i njësive tregtare që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë ishte 37.4 mijë gjatë 2017-s, rreth 2 mijë njësi më pak se një vit më parë. Në vitin 2013, numri i njësive tregtare me pakicë ishte 35.9 mijë, por edhe në vitin 2014, bizneset me pakicë ishin sërish në rënie, me rreth 1000 njësi më pak. Me një normë të ulët fitimi, 10% mbi xhiron, dyqanet po e shohin të pamundur të mbijetojnë, duke i shtuar gjithë kësaj situate dhe rënien e fuqisë blerëse, e cila është pranuar nga të gjitha bizneset e kontaktuara nga “Monitor” në sondazhet e zhvilluara me bizneset që kanë pezulluar aktivitetin.

Hapen 17.6 mijë biznese të reja
Por, ndërsa mijëra subjekte të vogla falimentojnë, të tjera happen. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për të njëjtën periudhë janar-nëntor janë hapur 17,606 biznese të reja. Ministra raporton 6,915 çregjistrime, por këto janë çregjistrimet zyrtare në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërsa subjektet që kalojnë në statusin pasiv janë shumë më të larta (14 mijë për 11 mujorin). Bizneset për lehtësi bëjnë kërkesë për të kaluar në status pasiv, pasi çregjistrimi është më i vështirë dhe kërkon që subjekti të mos ketë detyrime. Ndërkohë dhe bizneset që kanë më shumë se 12 muaj që nuk ushtrojnë më veprimtari tregtare kalohen automatikisht në status pasit nga tatimet. Si rrjedhojë, numri i bizneseve të mbyllura realisht është më i lartë sesa ai që raportohet nga çregjistrimet në QKB./Monitor
Më të lexuarat
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)
![Ngrihet komisioni per ndertimet pa leje te konfiskuara Ngrihet komisioni per ndertimet pa leje te konfiskuara](images/news/konfiskime leje ngrihet komisioni.jpg)
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)