![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
Nis kontrolli per Tatimin mbi Qirane: Kujdes ata qe kane deklaruar me pak se cmimi reference
Nëse ke dhënë një ambient me qira dhe nuk paguan tatimin në burim prej 15%, apo e deklaron vlerën më pak, kujdes sepse jeni në radarin e tatimeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se është duke verifikuar tatimpaguesit të cilët janë aktivë, por nuk janë të regjistruar në përgjegjesinë tatimore të Tatimit në Burim, tatimpaguesit që janë të regjistruar, por nuk paguajnë Tatim mbi Qiranë, si dhe tatimpaguesit të cilët e paguajnë këtë tatim, por vlera e tyre duhet të përputhet bazuar në VKM nr. 469, datë 3.6.2015. ‘’Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore’’. Referuar të dhënave, deri tani 2,574 tatimpagues janë regjistruar në përgjegjësinë tatimore të Tatimit në Burim, ndërsa 1,024 tatimpagues që e kishin këtë përgjegjësi dhe deklaronin me zero, tashmë e paguajnë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, inkurajon tatimpaguesit të cilët ende nuk janë subjekt i pagesës së Tatimit mbi Qiranë të regjistrohen dhe të paguajnë detyrimin sipas legjislacionit në fuqi, përfundon njoftimi i tatimeve. Pak javë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përfunduar analizën e pagesës së detyrimeve tatimore për Tatimin mbi Qiranë nga tatimpaguesit e regjistruar. Qëllimi i kësaj analize është verifikimi i tatimpaguesve të cilët janë aktivë, por nuk janë të regjistruar në përgjegjesinë tatimore të Tatimit në Burim; tatimpaguesve që janë të regjistruar, por nuk paguajnë Tatim mbi Qiranë, si dhe tatimpaguesve të cilët e paguajnë këtë tatim, por vlera e tyre duhet të përputhet bazuar në VKM nr. 469, datë 3.6.2015. ‘’Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore’’.
Për kategorinë e tatimpaguesve që nuk kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit në Burim, Administrata Tatimore do të verifikojë nëse:
ambientet në adresat e deklaruara ku zhvillohet aktiviteti janë pronë e shoqërisë (vërtetuar me aktet e pronësisë);
ambientet ku zhvillohet aktiviteti janë me kontratë qiraje dhe vlera e qirasë sipas kontratave të lidhura paguhet me faturë tatimore, (vërtetuar nga fatura tatimore për qira, qoftë kjo me TVSH apo e përjashtuar).
ambientet ku zhvillohet aktiviteti janë me kontratë qiraje dhe nuk janë regjistruar për të deklaruar e paguar Tatimin mbi Qiranë. Në këto raste, tatimpaguesit duhet të regjistrohen në përgjegjesinë tatimore të Tatimit në Burim për të deklaruar e paguar Tatimin mbi Qiranë.
I njëjti verifikim do të bëhet dhe për ata tatimpagues, të cilët kanë përgjegjësi tatimore dhe deklarojnë, por nuk paguajnë Tatim mbi Qiranë. Në të gjitha rastet ku tatimpaguesit, rezultojnë me kontrata qiraje të paregjistruara, do të ndërmerren veprimet ligjore për përfshirjen e tyre në përgjegjësine tatimore të Tatimit në Burim, si dhe për pagesën e tij./Monitor
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)