Secondary Adv

Qeveria vendos per rinovimin e konvikteve

Qeveria ka miratuar një vendim për rinovimin e konvikteve për kampusin universitar të Tiranës.

 

Në vendimin e qeverisë, thuhet se marrëveshja miratohet në bashkëpunim me qeverinë Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjitike, faza III”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Vendimi vjen ndërkohë që para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit vazhdon protesta masive disaditore e studentëve për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.


Më të lexuarat