Secondary Adv

Rruga qe lidh zonat bujqesore Divjake-Fier po rikonstruktohet: Ja cfare parashikon projekti

Ka filluar puna për rikonstruksionin e rrugës Agim – Babunjë, prej 4,35 kilometrash që lidh dy zonat bujqësore të bashkive Divjakë dhe Fier.

 

Deri më sot nuk ka patur ndonjë ndërhyrje të thellë në këtë segment dhe është trajtuar vetëm me çakëll. Rruga aktuale është tepër e ngushtë dhe kalohet vetëm me mjete të vogla, shkëmbimi i të cilave është thuajse i pamundur. Projekti parashikon zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e dy korsive lëvizëse me gjerësi 2.75 metra, si dhe bankina në të dy anët, pajisjen me sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Rruga është projektuar të ndërtohet sipas parametrave më të mirë të lëvizshmërisë dhe sigurisë rrugore.  

 

 

Nga ky investimi fermerët e fshatit Agim do të kenë akses të përmirësuar në tregun e Divjakës, që është edhe më i afërti për ta. Ndërtimi i rrugës është një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet programit investimeve të në projekte me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit./SCAN 


Më të lexuarat