Secondary Adv

Bizneset - 99 per qind e sherbimeve kryhen online: Krijimi i QKB rriti transparencen

Krijimi i një qendre të vetme për biznesin dy vite më përpara ka rezultuar me përfitim për bizneset në thjeshtimin e procedurave dhe  rritjen e transparencës. 

 

Ndërsa është mundësuar që sipërmarrja të marrë 99 për qind të shërbimeve online dhe vetëm çregjistrimi i bizneseve bëhet në sportele. “Zhvillimi ekonomik është në vëmendje të veçantë të qeverisë gjermane. Ne e bëjmë këtë në zhvillimin rural, përmirësimin e klimës së biznesit, energji si dhe sektorë të tjerë. Ky është aktiviteti i fundit i projektit  për hamonizimin e legjislacionit tregtar dhe ekonomik me Asuqis e Be-së qe mbaron në Dhjetor dhe do fillojmë një tjetër fazë në fillim të vitit që vjen.” –Hans Jurgen Cassens, Drejtor i Giz në Shqipëri. Unifikimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Qendrës Kombëtare të Licencimit në një portë të vetme shërbimesh që sot është Qendra Kombëtare e Biznesit është mundësuar përmes projektit të GIZ, i financuar nga qeveria gjermane. Ndërsa Qendra Shqiptare për kërkime Ekonomike ACER ka realizuar një studim mbi performancën e QKB-së ku rezulton se niveli i kënaqësisë së bizneseve për shërbimet e ofruara është në masën 91 për qind nga 68 për qind që ka qenë vitin e kaluar./Scan


Më të lexuarat