Secondary Adv

Shpronesimet per gazsjellesin TAP: Del lista e plote e pronareve ne Berat, Skrapar dhe Fier

Hyn në fuqi vendimi për shpronësimin e atyre që preken nga ndërtimi i pritave që pengojnë vërshimin e lumenjve dhe sigurojnë mbrojtjen e gazsjellësit TAP në Berat, Skrapar dhe Fier.

 

Vlera e përgjithshme e kompensimit të pronarëve kap shifrën e më shumë se 16.7 milionë lekëve, për sipërfaqet:

a) 15 320 (pesëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet) m² që shpronësohet;

b) 32 687 (tridhjetë e dy mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e shtatë) m² që merret në përdorim të

përkohshëm;

c) 574 (pesëqind e shtatëdhjetë e katër) m² mbi të cilën vendoset servituti

 

Referuar vendimit, afati për marrjen në përdorim të përkohshëm për pasuritë e paluajtshme, pronë private, është përcaktuar 1 vit për zonat e nevojshme për realizmin e punimeve. Pronarët të cilët kanë emrin në tabelën e mëposhtme janë konfirmuar nga ZVRPP dhe do të likuidohen pas dorëzimit të dokumentacionit, që përfshin dokumentin e pronësisë lëshuar nga ZVRPP-të përkatëse, kërkesën, kopjen e kartës së identitetit si dhe vërtetim mbi numrin e llogarisë të lëshuar nga bankat përkatëse/IBAN-in, në zyrat e shoqërisë TAP AG./Scan 

 

 


Më të lexuarat