Secondary Adv

Sistemi bankar po tkurret: Shkrirjet cojne ne 20 dege me pak ne 2018

Shkrirjet e bankave kanë sjellë mbylljen e 20 degëve dhe agjencive bankare gjatë këtij viti. 

 

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të nëntorit 2018, numri i degëve ka zbritur në 474, nga 494 që kishte qenë në fillim të vitit. Në fillim të tetorit, u finalizua procesi i shkrirjes mes Intesa Sanpaolo dhe Veneto Banka dhe mes ABI Bank e NBG Bank. Si rezultat i bashkimit, një pjesë e mirë e degëve të bankave të përthithura u mbyllën. Ky është një proces i pritshëm, për shkak të shitblerjeve, efekteve të krizës në strategjitë e bankave, por edhe rolit në rritje të dixhitalizimit të shërbimeve bankare. Sidoqoftë, Shqipëria ngelet një nga vendet me numrin më të ulët të degëve bankare në raport me popullsinë.

 

Aktualisht, numri i degëve ka zbritur në rreth 16 për 100 mijë banorë, ndjeshëm më pak krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Ky raport fillon me 20 për 100 mijë banorë në Kosovë, deri në 44 për 100 mijë banorë në Mal të Zi. Ndërkohë, ndikimi i bashkimit të bankave në numrin e të punësuarve ka qenë më i kufizuar. Në fund të 9-mujorit 2018, bankat kishin pak më shumë se 6800 të punësuar. Rënia që nga fillimi i vitit ka qenë vetëm 1%. Bankat e përthithura apo ato që për momentin kanë hequr dorë nga rritja i kanë reduktuar stafet. Por, numri i të të punësuarve është rritur në ato banka që vazhdojnë të rriten me ritme të larta, kryesisht BKT, Credins dhe Fibank./Scan


Më të lexuarat