![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Bashkia do dyfishoje kapacitetin e Bovilles - Veliaj: Zgjidhim problemin e ujit per periferine
Bashkia e Tiranës ka nisur investimin për të dyfishuar kapacitetin përpunues dhe filtrues të ujit në impiantin e Bovillës, si dhe për të ndërtuar linjë të re transmetimi.
Ky investim dhe të tjera në vijim, do të hapin rrugën që në 5 vitet e ardhshme kryeqyteti të furnizohet më ujë të rrjedhshëm 24 orë. “Ashtu siç kemi premtuar, kjo shënon edhe nisjen e kronometrit për premtimin tonë të 5 viteve: ‘Tirana, ujë 24 orë’. Ka qenë një betejë! Beteja në Këshillin Bashkiak, betejë politike. Faktet janë kokëforta, Tirana ka ende sot ujin më të lirë nga qytetet kryesore në Republikën e Shqipërisë, e megjithatë, ne prapë do të vazhdojmë për t’u siguruar që administrohet mirë çdo qindarkë, që me këto investime dhe ndihmën që na dha BERZH-i, të besojmë te reforma jonë e ujit, si një nga ujësjellësit që ka performuar më mirë vitin e kaluar”, tha ai kryebashkiaku. Investimi do të kryhet në dy faza, ku njëra prek rritjen e kapacitetit përpunues të ujit në Bovillë, çka krijon mundësinë që UKT të ketë më shumë ujë për të shpërndarë në rrjet.
Ndërsa, faza e dytë parashikon nisjen e punës për shtrimin e një rrjeti të ri të transmetimit të ujit nga Bovilla në qytet, ku përfituesit kryesor do jenë kryesisht zonat fundore të Tiranës, si zona e Astirit dhe Unazës së Re. “Fillojmë menjëherë punën, fillimisht me impiantin, për ta çuar deri në dyfish sasinë e ujit që filtrohet, dekantohet, sterilizohet, dezinfektohet në këtë impiant. Nga shtimi i këtij impianti do të përfitojë kryesisht zona e Yzberishit, zona e Astirit, zona e Unazës së Re, dhjetëra pallate që kanë ardhur aty kohët e fundit, e që kanë qenë më parë në Komunën e Kasharit. Megjithatë, vetëm një pjesë e furnizimit me ujë i mjafton Yzberishit, pjesa tjetër do shkojë për Kombinatin, për Laprakën, edhe për Kodër-Kamzën. Pra, ‘Tirana – Qytet’, ‘Tirana e vjetër’, do të jetë gjithashtu përfituese e këtij projekt.
Faza e dytë, ka të bëjë me një linjë të dedikuar transmetimi. Për këdo që ka kaluar mes Paskuqanit dhe Kamzës, për të ardhur në impiantin e Bovillës, e ka parë sesi linja e vjetër, është kthyer në një kulluese makaronash. Nuk dua t’i hyj sesi u abuzua me ujin dhe sesi u përçudnuan rrjetet e transmetimit, të njëjtën histori Shqipëria kaloi edhe me energjinë, por ajo që di të them është se do të kemi një linjë të re transmetimi që nuk mund të shpohet, që nuk mund të aksesohet nga vandalët që duan të vjedhin ujin. Kjo linjë e dedikuar do të shkojë nga këtu direkt në Yzberisht, për të furnizuar të gjithë atë pjesë të re të Tiranës”, deklaroi Veliaj. Bashkia synon që puna në Bovillë synohet të përfundojë brenda verës, ndërsa ajo për linjën e re të dedikuar brenda vitit./Scan
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)