![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
Investimet direkte pesuan renie - BSH: 21.1 perqind me pak ne fund te shtatorit
Flukset neto të Investimeve Direkte janë pakësuar me rreth 21.1% në terma vjetorë.
Ndikimi kryesor në këtë drejtim buron nga flukset e sektorit energjetik, ku mbizotërojnë projektet e mëdha. Këto projekte janë tashmë në fazat përfundimtare të ndërtimit dhe pakësimi i flukseve prej tyre është i pritshëm. Në këtë konkluzion arrin një analizë e publikuar nga Banka e Shqipërisë, mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018. Sipas studimit, pakësimi i flukseve të Investimeve Direkte ka ndikuar edhe raportin e këtyre të fundit ndaj deficitit korrent. Për tremujorin në analizë, flukset neto të investimeve direkte financuan rreth 183.4% të deficitit të regjistruar korrent. Por ky raport ishte 54.9 pikë përqindje më i ulët se në të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Investimet
Çështja e investimeve të huaja ka qenë një “patate e nxehtë” gjatë viteve të fundit, pikërisht për shkak se disa nga investimet shumëvjeçare, si gazsjellësi TAP dhe HEC-et mbi Devoll janë drejt përfundimit dhe nuk duket në horizont ndonjë vepër tjetër me përmasa të tilla. Këto ditë u mësua edhe për një projekligj, që ende nuk është miratuar në qeveri, por që është hedhur për diskutim me grupet e interesit, i cili ka të bëjë me synimin për të krijuar një institucion të ri, detyra e të cilit është të menaxhojë pronat e shtetit nëpërmjet projekteve me interes kombëtar. Korporata e Investimeve Shqiptare parashikohet që të krijohet si shoqëri tregtare, me pronar shtetin, por ku edhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare të Zhvillimit mund të zotërojnë aksione.
Objekti i veprimtarisë së Korporatës është, sipas rastit, hartimi, analizimi, koordinimi, menaxhimi, përfaqësimi, financimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e projekteve. Sipas këtij drafti, kur Korporata identifikon prona shtetërore me interes për të realizuar projekte investimi, i propozon Këshillit të Ministrave, transferimin e tyre tek Korporata. Me transferim kuptohet kalimi i të drejtës së përdorimit dhe/ose i të drejtës së pronësisë të pronave shtetërore nga pushteti qendror ose vendor tek Korporata. Nisma e qeverisë për të krijuar një korporatë shtetërore investimesh është pritur me skepticizëm nga ekspertët. Pika më e debatueshme e draftit është se, edhe pse do të jetë shtetërore, korporata e investimeve nuk do t’i bindet ligjit të prokurimeve publike, por do të qeveriset si një kompani private.
Llogaritë
Lidhur me pakësimin e investimeve po vërehet edhe një fenomen tjetër, konstaton BSH. Pozicioni neto i llogarisë korrente regjistroi një deficit prej 146.4 milionë eurosh në tremujorin e tretë të vitit 2018, duke u zgjeruar me rreth 2.6% në terma vjetorë. Sipas BSH, ndikimi kryesor në zgjerimin e deficitit korrent ka buruar nga rritja e të ardhurave që dalin nga vendi të lidhura me investimet direkte. Megjithatë, deficiti korrent u vlerësua në nivelin 4.5% ndaj PBB-së nominale, ose 0.4 pikë përqindjeje më i ulët se i njëjti tremujor i një viti më parë. Kjo, pasi, nga ana tjetër, eksportet e mallrave dhe të shërbimeve shënuan rritje prej rreth 11.6% në terma vjetorë, ndikuar në masë të madhe nga zgjerimi vjetor i eksportit të shërbimeve me 8.4%. Rritja e eksporteve të kësaj kategorie është përcaktuar në masë të gjerë nga zgjerimi i shërbimeve të udhëtimit (ardhja e turistëve) me rreth 16.2%. Në të njëjtën kohë, një rritje e lartë është konstatuar edhe në rastin e mallrave. Zgjerimi në terma vjetorë shënoi 27.9%.
Gjithsesi, shqiptarët duket se nuk heqin dorë nga udhëtimet jashtë vendit, çka e tregon rritja e importit të shërbimeve me rreth 14.3%. Sikurse në rastin e eksportit, edhe në rastin e importit të shërbimeve, rritja është përcaktuar nga zgjerimi i shpejtë i shërbimeve dalëse të udhëtimit (rritja vjetore shënoi 19.4%). Paralelisht, rritja e importit të mallrave shënoi vlerën 4%. Bilanci i përgjithshëm i pagesave rezultoi me një shtim të mjeteve të rezervës me rreth 154.8 milionë euro. Stoku i rezervës valutore është në gjendje të mbulojë 6.5 muaj import mallrash dhe shërbimesh, ose 160% të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto, në fund të tremujorit të tretë të vitit 2018. Në fund të muajit shtator 2018, stoku i rezervës valutore ishte rreth 3.1 miliardë euro. Ndërkohë, rritja vjetore e remitancave (prurjeve valutore të emigrantëve) neto shënoi vetëm 2.6%, një shifër tejet minimale./Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)
![78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare 78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare](images/news/llogari bankare 78 perqind shqiptareve.jpg)
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
![Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend](images/news/policia plan masazh kufizime sezoni turistik.jpg)
![Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet](images/news/greqi temperatura rekord mbyllen shkolla.jpg)
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)