![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
Hapen procedurat per projektet ne zhvillimin rajonal
Qeveria ka publikuar vendimin 4 të datës 19 janar 2015 për shpalljen e thirrjes së parë për projekte për financim, për vitin 2015, nga Fondi për Zhvillimin e rajoneve.
Sipas drejtimeve prioritare programet e aplikimit do jenë:
Programi 1: Infrastruktura vendore dhe Rajonale.
Programi 2: Rehabilitim mjedisor, gjelbërim dhe pyllëzim.
Programi 3: Arsimi dhe Sporti (bazë, i mesëm, universitar).
Programi 4: Ujësjellës-Kanalizimet.
Programi 5: Artin dhe Kulturën.
Programi 6: Shqipëria Digjitale (inovacion dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit).
Gjithashtu është ngritur dhe Sekretariati teknik për administrimin e fondit për zhvillimet rajonale. Sekretariatet teknike ngarkohen të administrojnë aplikimet, të kryejnë procesin e vlerësimit tekniko-financiar, ligjor, të përputhshmërisë me programet dhe nënprogramet zhvillimore, impaktin e aplikimeve për financim dhe raportimin pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, përpara datës së mbledhjes së Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve.
Sekretariati teknik duhej të bëjë vlerësimin e riskut financiar dhe të zbatimit, realizimit të investimeve dhe impaktit të projekteve të financuara nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve dhe raportimin pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, në mënyrë periodike, duke filluar nga data e publikimit në “Fletoren zyrtare”, të vendimit për financim nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve.
Si do vlerësohen projektet
Në bazë të VKM-së të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve Sekretariati teknik pranon aplikimet për financim te projekteve nga njësitë e qeverisjes vendore dhe agjencitë e zhvillimit. Për te gjitha projektet aplikuese duhet kryer vlerësimi në bazë të kritereve të përcaktuara në vendimiet e sipërpërmendura si dhe nënkriteret e përcaktuara nga sekretariati teknik, dhe për projektet e vlerësuara në përputhje me këto kërkesa është kryer vlerësimi teknik. Të gjitha projektet janë vlerësuar sipas kritereve ligjore dhe teknike të përcaktuara në vendimin e KZHR-se dhe nënkriteret e Sekretariati Qendror të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.
Kriteret e vlerësimit teknik janë, si me poshtë:
• Cilësia teknike dhe kostimi (detaje teknike dhe preventiv i kostuar sakte sipas buletinit), nga 0-25 pikë.
• Nivel i ulet i riskut (zbatim me sukses i projektit dhe përdorim ne kohe i fondeve publike), 0-10 pikë.
• Ndikimi i projektit (ne me shume se një njësi vendore, 0-5 pikë dhe në shërbimet bazë në cilësinë e jetës, nga 0-5 pikë).
• Bashkëfinancim nga njësitë vendore ose donatoret, nga 0-5 pikë;
• Numri i përfituesve ne mënyrë te drejtpërdrejtë ose te tërthortë nga realizimi i projektit, nga 0-10 pikë;
• Analizat dhe studimet e kryera (studim i ndikimit ne mjedis, studim fizibiliteti etj.), nga 0-5 pikë.
• Qëndrueshmëria e investimit (kosto mirëmbajtje për vazhdimësinë etj), nga 0-5 pikë.
Mënyra e vendosjes së pikëve për secilin nga kriteret e mësipërme pasqyrohet në tabelën shoqëruese për secilin nga projektet që janë vlerësuar gati për zbatim.
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)