Secondary Adv

10 profesionet me te paguara ne bote

 

Kanë kaluar shumë kohë që nga dita kur Benjamin Franklin pas studimeve të bëra tha se koha është pasuri. Dhe kjo është e vërtetë edhe në ditët e sotme, pasi koha është e çmuar e nëse di ta organizosh atë mund të fitosh më së miri. Kështu punonjësit janë vazhdimisht duke kërkuar balancimin e duhur punë/jetë, për të marrë sa më tepër fitime dhe të mira nga të dyja.


Duke iu referuar një studimi sipas Departamentit Amerikan të Punës, një punëtor mesatar amerikan fiton një pagë mesatare vjetore prej 34.750 dollarë. Dhe kjo nuk tingëllon si një shumë e madhe të hollash, sidomos kur ju mendoni se në gusht të 2014-ës, Departamenti Amerikan i Bujqësisë kishte deklaruar se për të rritur një fëmijë, nga lindja deri në moshën 18 vjeç ju duhen 245.000 dollarë.


Dhe për një pagë vjetore 34,750 dollarë tingëllon si një shumë e madhe, por, po ta krahasosh me profesionet më të paguara, të cilat kanë një pagë mesatare vjetore prej 235,070 dollarësh, shifra është shumë e vogël. Lista nuk përfshin profesionistë si atletët, aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, sepse shumica e njerëzve të pasur dhe të famshëm në ato kategori janë përjashtime nga rregulli. Pra, kjo listë është bazuar në vlerësimet mesatare të pagës vjetore të siguruara nga Departamenti i Punës. Vazhdoni leximin për të zbuluar 10 profesionet më të paguar për 2015-ën.

1.Mjekët, kirurgët, Dentistët

 

Mjekët janë më të paguarit në këtë listë. Mjekët anestezist kanë një pagë mesatare vjetore prej 235,070 dollaësh, të ndjekur nga kirurgët, të cilët fitojnë 233.150 dollarë. Obstetërit dhe gjinekologët janë mjekët e tretë me pagat më të lartë me një mesatare vjetore rreth 212,570 dollarë dhe ortodontët fitojnë 196,270 dollarë viti. Dentistët kanë një pagë mesatare vjetore rreth 168,870 $. Të gjithë, mjekët, kirurgët, dhe dentistë shqyrtojë dhe diagnostikojnë problemet e pacientëve, trajtimin e tyre në kushte mjekësore. Megjithatë, dentistët përqëndrohet në trajtimin e dhëmbëve, mishrave dhe probleme të tjera të lidhura me gojën e pacientit. Gjithashtu, kirurgët ndryshojnë nga mjekët sepse ata ofrojnë trajtim nëpërmjet operacioneve kirurgjikale. Kërkesa arsimore që një mjek ose kirurg duket të ketë është një diplomë mjekësore (MD) dhe në varësi të specialitetit, diku nga 3 vjet ose 8 vjet sipas programeve të qëndrimit dhe të praktikave.


2.Drejtues ekzekutiv, 178.400 dollarë

 

Drejtuesit ekzekutiv, të njohur gjithashtu si shefë ekzekutivë (CEO), presidentët dhe drejtorët, zhvillojnë planet strategjike, qëllimet dhe politikat e një organizate. Disa prej tyre gjithashtu mbikëqyrin menaxherët dhe udhëheqësit e tjerë po ashtu ata mund të jenë pjesë e një ekipi që përfshin zyrat operative, zyrtarët kryesorë financiar dhe ata të informacionit. Megjithatë, në organizatat që nuk kanë këto role, shefi ekzekutiv mund të jetë përgjegjës cdo ditë për operacionet, financat, dhe fusha të tjera të shoqërisë. Drejtuesit kryesorë zakonisht kanë të paktën një diplomë bachelor në biznes dhe shumë të tjerë kanë një diplomë master.


3.Infermiere anesteziste, 157.690 dollarë

 

Gjatë procedurave kirurgjikale, obstetrikale dhe diagnostikuese, infermieret anesteziste, bëjnë anestezi lokale për të mpirë një pjesë të veçantë të trupit, ose anestezi të përgjithshme për të nxitur gjumin. Ato gjithashtu monitorojë anestezinë dhe shenjat vitale të pacientit gjatë gjithë procedurës. Para procedurës, infermieret anesteziste takohet me pacientin për të kryer një vlerësim dhe për të përcaktuar nëse ka medikamente apo alergji të tjera që mund të ndërveprojnë negativisht me anestezinë. Pas procedurës, ata monitorojnë pacientin për të siguruar që rimëkëmbja nga anestezia të jetë e suksesshme. Infermieret anesteziste duhet të jenë infermierë të regjistruar dhe gjithashtu duhet të kenë një diplomë master.

 

4. Inxhinierët e naftës, 149.180 dollarë

 

Inxhinierët e naftës zhvillojnë mënyra të reja për nxjerrjen e naftës dhe gazit nga nëntoka në sipërfaqen e tokës. Kjo përfshin studimin e rezervuareve, përcaktimin e mënyrës sa më efektive për të shpuar në fusha dhe dizajnimin e pajisjeve të shpimit. Ata gjithashtu mbikëqyrin operacionet e shpimit. Ka disa lloje inxhinierësh nafte, këtu përfshihen inxhinierët e shpimit, inxhinierët e rezervuarit, inxhinierët e prodhimit, si dhe asistent inxhinierë. Kërkesa arsimore që një inxhinier nafte duhet të ketë është një diplomë bachelor në inxhinieri nafte, megjithëse edhe një diplomë në inxhinieri kimike mund të mjaftojë.

 

5. Menaxherët 123,150 - 136,540 dollarë

 

Pagat mesatare vjetore për pozitat më të larta menaxheriale janë: menaxherët arkitektonikë dhe ata të inxhinierisë që paguhen rreth 136,540 dollarë në vit; Menaxherët e marketingut - 133,700 dollarë; Menaxherët e shkencave natyrore - 132,850 dollarë; Menaxherët e sistemeve kompjuterike dhe të informacionit - 132,570 dollarë; Menaxherët financiarë - 126,660 dollarë; Menaxherët e shitjeve - 123,150 dollarë. Si rregull i përgjithshëm, menaxherët mbikëqyrin punën e punonjësve të tjerë dhe koordinojnë të gjitha aktivitetet e punës. Të gjithë menaxherët e listuara në këtë seksion duhet që të paktën të kenë një diplomë bachelor në fushat e tyre përkatëse dhe një mjeshtëri në administrimin e biznesit.


6. Avokatët 131.990 dollarë

 

Avokatët ofrojë këshilla ligjore për klientët e tyre dhe i përfaqësojnë ata në procedurat gjyqësore dhe çështje të tjera ligjore. Ata gjithashtu kërkojnë informacion ligjor, vlerësojnë rezultatet dhe ndihmojnë klientët e tyre për të kuptuar ligjet dhe rregulloret. Avokatët gjithashtu përgatisin dokumente të tilla si testamente dhe kontrata të ndryshme. Ka disa lloje avokatësh të tillë si, avokatët e ligjit penal (prokurorë, avokatë mbrojtjes), avokatë të ndihmës juridike, avokat qeveritar, avokat familje, avokat gjyqësor, avokat taksash dhe avokatët e pronës intelektuale. Kërkesa arsimore që një person duket të zotërojnë është një diplomë në shkallë ligj (juris doctor).


7. Pilotët dhe Kontrollorët e trafikut ajror, 118,650 - 129,600 dollarë

 

Pilotët e linjave ajrore fitojnë një pagë mesatare vjetore prej 129,600 dollarësh dhe kontrollorët e trafikut ajror fitojnë 118,650 dollarë. Pilotët e linjave janë të punësuar nga kompanitë ajrore për transportimin e njerëzve dhe të mallrave. Ata përdorin panele instrumentale për të ndihmuar që aeroplani të ngrihet dhe gjithashtu monitorojë konsumin e karburantit, punën e motorit, dhe elemente të tjerë që ndikojnë në performancën e aeroplanit. Pilotët ajrorë koordinojnë lëvizjet e e tyre me kontrollorët e trafikut ajror, të cilët monitorojnë rrugën e aeroplanit, udhëzojnë pilotët gjatë uljeve dhe ngritjeve, gjithashtu njoftojnë për ndryshimet e motit. Kërkesa edukative për pilotët e linjave ajrore është një diplomë bachelor (subjekti nuk ka rëndësi), licenca e një piloti komercial dhe një certifikatë “Airline Transport Pilot”. Kontrollorët e trafikut ajror duhet së paku që të kenë një diplomë 2 ose 4-vjeçare pas përfundimit të trajnimeve për trafikun ajror.


8. Pedagoget e ligjit, 122,280 dollarë

 

Profesorë të drejtësisë, asistent profesorë, profesorë të asociuar që japin mësim në kurse të ligjit, të cilat mund të përfshijnë: të drejtën kushtetuese, gjykatat federale, të drejtën e pronës intelektuale, ligjin për patentë, të drejtën e autorit dhe të drejtën administrative. Ata kanë në plan kursin, që të japin leksione dhe diskutime të moderuara në klasë. Profesorët e drejtësisë monitorojnë progresin e nxënësve dhe japin këshilla akademike dhe karriere. Kërkesë minimale arsimore për një profesor ligji është një diplomë në shkallë ligji (juris doctor).

9. Fizikanët, 117.040 dollarë

 

Nga zhvillimi i teorisë së relativitetit të Albert Ajnshtajnit, tek graviteti i Isaac Newton, e deri tek shpjegimi i Stephen Hawking për vrimat e zeza dhe teorisë së tij të mekanikës kuantike, vëzhgimet e mprehta, llogaritjet komplekse të fizikantëve në lidhje me këtë çështje për aplikime praktike në fusha të tilla si energjia bërthamore dhe teknologjia e hapësirës ajrore. Fizikanët mund të specializohen në një sërë fushash, duke përfshirë fizikën atomike, gjeofizikën, fizikën plazmatike, biofizikën, fizikën molekulare dhe fizikën e grimcave. Kërkesat arsimore shkon nga një diplomë bachelor në një Ph.D. Megjithatë, fizikanët me diplomë bachelor janë zakonisht asistentë kërkimorë ose mësues.

10. Farmacistët, 116.500 dollarë

 

Farmacistët plotësojnë dhe japin receta sipas udhezimeve të mjekëve përkatës. Kjo nënkupton verifikimin e saktësisë së shumave të dozimit dhe kohën e përcaktuar nga mjeku i pacientit, gjithashtu analizojnë medikamentet e tjera të pacientit për të siguruar që ato nuk do të ndërveprojnë negativisht me njëri-tjetrin. Përveç kësaj, farmacistët u japin pacientëve udhëzime dhe paralajmërime në lidhje me medikamentin e tyre - për shembull, "I merrni me stomak bosh, ose i merrni pasi të hani ". Kërkesa arsimore që që një farmacist duket të ketë është një diplomë e shkallës doktor në farmaci (Pharm.D.), si dhe një licensim nga shteti.


Më të lexuarat