![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
Rritet kerkesa per banime ne pallatet e vjetra
Viti 2014 ka pasur rritje kërkese me 20 % të apartamenteve në pallate ekzituese, kryesisht nga çiftet e reja, si rrjedhojë e çmimit të ulët, hipotekës së garantuar, kredive të buta të ofruara nga Bashkia, por edhe si rrjedhojë e rregullimit të hapësirave të përbashkëta mes pallateve. Ky trend pritet të vijojë edhe në 2015.
Në shumë nga zonat më të preferuara të Tiranës, si ish-Bllok, apo zonat afër qendrës, pasuritë e patundshme kanë çmimet më të larta, të ndikuara nga çmimet referencë të zonës, nga mirë-menaxhimi i ndërtesës dhe nga mënyra se si është investuar në ndërtesë. Pavarësisht këtyre zonave kaq të lakuara, shpesh ndër blerësit më potencial, që janë çiftet e reja në ndërtim të familjes, nuk arrijnë të kryejnë blerjet e këtyre apartamenteve kaq të shtrenjtë. Ndaj, zhvendosen në zona të tjera, aty ku “xhepi” mundet të përballojë ato.
Ing. Xheni Jahja , drejtuese e një Agjencie Pasurie të Patundshme në Tiranë, pohon nga eksperienca e saj në këtë fushë, se çiftet e reja, gjatë vitit 2014, kanë qenë jo pak të pritura për t’u drejtuar blerjes së një apartamenti në pallatet ekzistuese. Kërkesat janë rritur me 20 % krahasuar me 2013-ën.
Kjo kërkesë, e finalizuar edhe më transaksione, ka sjellë gjatë 2014 një balancim të kërkesave mes pallateve të reja dhe atyre ekzistuese, duke ndryshuar kështu “trendin” e dikurshëm të kërkesës në pallate të reja, me ashensor, me parking etj.
Ing. Jahja e përjashton mundësinë që këto çifte, të blejnë vila rreth Tiranës. “ Zhvillimi i vilave në rrethinat e Tiranës, që në vitin 2014 kanë qenë pozitive në shitje, për vitin 2015 besoj do të jenë pozitive vetëm në qera. Kërkesa për blerje ka rënë ndjeshëm, sepse çiftet e reja po shikojnë pjesën e jetesës komode, të mos lëvizin shumë me makinë. Mundësia e të qëndruarit larg për to, është e vështirë. Detyrimisht ka kosto në kohë dhe shpenzim.”, deklaroi znj. Jahja.
Gjithashtu, ajo bën të ditur se rinia që momentalisht kërkon më tepër të investojë për jetën e nisur, kërkon ta bëjë këtë në qytet, e jo në rrethinat e Tiranës.
“ Në kushtet e çmimeve të “kripura” në zonat e shquara të kryeqytetit, ata orientohen po brenda qytetit, por shpesh herë në pallatet ekzistues, të ndërtuar prej vitesh. Një faktor është çmimi, që në pallatet e reja është më i lartë . Por edhe kreditë e buta të bashkisë, hipoteka e garantuar etj. ”, shprehet znj. Jahja, duke shtuar se faktorë të tjerë janë komoditeti i një ndërtese jo me shumë kate dhe me pak apartamente në një kat.
“ Fakti që janë rregulluar pjesa e sipërfaqeve të përbashkëta të pallateve, është shndërruar në një faktor pozitiv në rritjen e kërkesave, edhe për parkimin”, tha ajo. Një fakt pozitiv që pohon ekspertja e pasurive të patundshme, në pallatet ekzistuese, është përballimi i çmimit, por edhe mundësia e ristrukturimit të brendshëm, për të sjellë një cilësi jetese më të mirë. Gjithashtu, ajo shton se duke parë vendet ku janë ndërtuar pallatet e reja, më tepër kanë “ngarkuar”, mbipopulluar zonën se sa kanë ofruar sipërfaqe të përbashkëta dhe ndaj shihet ky trend i rikthimit te pallatet ekzistuese, që ndodhet jo rrallë herë, afër qendrës.
“ Për vitin 2014 kanë qenë në balancë kërkesat, edhe me finalizime për pallatet e reja me ashensorë dhe ato për pallatet më të vjetra. Duke parë situatën e rregullimit të hapësirat mes pallateve, që kanë përqark një lulishte, që dikur ishte lokal, kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për pallatet ekzistuese, një trend ky që pritet të vijojë në vitin 2015.”, përfundon ing. Xheni Jahja./Monitor
Më të lexuarat
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)
![Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro](images/news/projektet tent shqiperia segmentet.jpg)