Secondary Adv

Gent Sejko guvernatori i ri i Bankes se Shqiperise, pritet miratimi ne Parlament

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë vendosi me konsensus të pranojë dekretin e Presidentit për emërimin e tij në krye të Bankës duke ja dërguar atë Parlamentit për votim në seancë plenare.


Votimi pritet të zhvillohet  në seancën e radhës, por siç u pohua nga deputetët tashmë zgjedhja e Sejkos në krye të Bankës duket vetëm një formalitet.
Kandidati për guvernator i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, prezantoi paraditen e së premtes platformën e tij përballë Komisionit të Ekonomisë.  Zoti Sejko theksoi se prioriteti i tij do të jetë transparenca dhe mbrojtja e interesave të konsumatorëve.
Gjithashtu, kandidati për guvernator tha se “është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”. Genti Sejko shtoi se në vemendjen e tij do të jetë edhe “rekuperimi i besimit në Bankën e Shqipërisë”.


Përmes një dekreti të shpallur në fillim të dhjetorit të kaluar, Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, i propozoi Parlamentit zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të bankës “Societe Generale”, Genti Sejko, si kandidaturën e tij zyrtare për Guvernator të Bankës së Shqipërisë.
Presidenti vinte në dijeni Parlamentin se kandidatura e Sejkos ishte përzgjedhur mes 42 emrave që kishin aplikuar pranë kreut të shtetit, pas një procesi të hollësishëm vlerësimi.


Më të lexuarat