Secondary Adv

Fundi i kontratave koncesionare: Krijohet Korporata e Investimeve, shteti monopolizon pronat publike

Pas fazës së konsultimeve, qeveria i ka hapur rrugën krijimit të “Korporatës së Investimeve Shqiptare”, duke përcaktuar edhe mënyrën se si do të funksionojë. 

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin në fjalë, i cili i jep të drejtë të plotë kësaj strukture shtetërore që të hartojë dhe vërë në zbatim projekte të investimit në nivel qendror, vendor e rajonal, të menaxhojë pronat shtetërore, dhe të kryejë investime me kapital shtetëror dhe/ose privat. Korporata do të funksionojë si një shoqërie aksionare, sipas ligjit për tregtarët dhe shoqëritë tregtare dhe pronar i këtyre aksioneve do të jetë Ministri i Ekonomisë, ndërsa mund të “blejnë” aksione edhe Institucionet financiare ndërkombëtare të zhvillimit, nëse përmbushin kriteret e përcaktuara. Korporata gëzon të drejtën e marrjes së kredive dhe ka po ashtu përgjegjësinë për shlyerjen e detyrimeve financiare. Funksionet kryesore të kësaj shoqërie janë zhvillimi dhe menaxhimi i pronave shtetërore; Hartimi i projekteve të investimit në pronat shtetërore dhe, sipas rastit, merr përsipër zbatimin e tyre si  dhe analizon, shqyrton dhe rekomandon projekte të investimit të paraqitur nga institucione vendase ose të huaja, publike ose private. Krijimi i Korporatës së Investimeve mund të shënojë edhe fundin e kontratave koncesionare./Scan


Më të lexuarat