Secondary Adv

Nisin sot punimet per aksin Mbikalimi Kasharit - Rinas: ARRSH njofton si devijohet trafiku

Nga sot do të nisin punimet në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit dhe për pasojë do të devijohet trafiku për të mundësuar përfundimet e tyre brenda kohës së përcaktuar.  

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga sot do të nisë punë për realizimin e punimeve emergjente në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit. Për pasojë do të devijohet trafiku përgjatë kryerjes së punimeve.

Njoftimi i plotë:

Duke filluar nga sot, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin "Mbikalimi Kasharit - Rinas" në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme. Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve. Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë "Geci", si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku./Shqiptarja.com


Më të lexuarat