Secondary Adv

Sektori i sherbimeve mbizoteron ne Tirane: Kryeson tregtia, industria dhe ndertimi

Mbi 88 % e bizneseve në kryeqytet kanë të bëjnë me shërbimet, ndërsa pjesa e mbetur prej rreth 11.4 për qind përfshihen në kategorinë prodhues të të mirave.

 

Referuar të dhënave të Bashkisë së Tiranës, rezulton se në kategorinë e shërbimeve, numrin më të lartë të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë ne kryeqytet e përbëjnë ato tregtare, me 34.3 për qind, ndërsa shërbimet etjera zënë një peshë prej 32.8 për qind. 14 për qind e zënë subjektet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ndërsa pjesën më të vogël e përbën tregtia informacioni dhe komunikacioni me 4 për qind e në fund transporti e magazinimi me 3.4 për qind. Sa i përket kategorisë së dytë, industria zë 6.7 për qind, ndërtimi 4 për qind, ndërsa aktivitetet bujqësore, të pyjeve dhe peshkimit, zënë një pjesë thuajse të pandjeshme në vetëm 0.6 për qind. Shifrat e fundit i përkasin vitit 2017, po po të analizojmë ecurinë ndër vite, vihet re se me rritjen e numrit të biznesve, rritet dhe përqindja në kategoritë përkatëse, ndërsa shërbimet dominojnë ndejshëm ekonominë.

 

Prodhuesit e shërbimeve

Tregtia 34.3 %

Shërbime të tjera 32.8 %

Akomodimi dhe shërbimi ushqimor 14 %

Informacioni e komunikacioni 4 %

Transporti e magazinimi 3.4 për qind 

 

Prodhuesit e të mirave

Industria 6.7 %

Ndërtimi 4.1 %

Bujqësia, pyjet, peshkimi 0.6 %


Më të lexuarat