Secondary Adv

Programi i Perkujdesjes ndaj Investitoreve - Lehtesi per biznesin, do shtrihet ne 8 bashki

Program i Përkujdesjes ndaj Investitorëve i cili parashikon mbështetje dhe asistencë teknike për zhvillimin e sipërmarrjes do të shtrihet në 8 bashkitë kryesore të vendit.  

 

Këtë e ka bërë të ditur zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi gjatë vizitës së tij në një kompani private, e fokusuar në prodhimin e timonëve dhe akesorëve të tjerë për industrinë automotive. Sipas Haxhit, përmes këtij programi i cili po zbatohet tashmë që prej vitit 2016, do të asistohen rreth 60 sipërmarrje në sektorët e teknologjisë së informacionit, agropërpunimit si dhe industrisë automative. “Ky program do të shtrihet në 8 bashki kryesore dhe planifikohet që të kontaktohen dhe të asistohen rreth 60 biznese, që i përkasin tre sektorëve më sipër. Asistenca ka të bëjë me biznese të cilat kanë filluar të investojnë në Shqipëri dhe të idenfitikohen problematikat që ata hasin në mënyrë që të adresohen në institucionet që kanë përgjegjësinë për t’i zgjidhur këto problematika”, deklaroi Haxhi. Ndërkohë, shtoi më tej se si rezultat i përjashtimit nga TVSH-ja e makinerive dhe pajisjeve është bërë një lehtësim prej 0 miliardë lekësh gjatë këtyre 5 viteve të fundit në rang kombëtar. “Nga përllogaritjet që kemi bërë ndaj biznesit, në përgjithësi në rang kombëtar, për 5 vitet e fundit është bërë një lehtësim prej 9 miliardë lekësh vetëm nga përjashtimi nga TVSH-ja i makinerive dhe pajisjeve për investimet në biznese të ngjashme.”/Scan


Më të lexuarat