Secondary Adv

Nis rikonstruksioni i Tunelit te Shkopetit - ARRSH: Barriera mbrojtese dhe sinjalistike

ARRSH njofton se ka filluar puna për përmirësimin e sigurisë rrugore në Tunelin e Shkopetit km 5+500 në segmentin Skuraj-Komuna Baz.    

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka filluar puna për rritjen e sigurisë në Tunelin e Shkopetit, me objekt “Përmirësimin e sigurisë rrugore në Tunelin e Shkopetit km 5+500 në segmentin Skuraj-Komuna Baz”. Punimet janë parashikuar që të zgjasin 21 ditë. Referuar njoftimit zyrtar, masat e marra për rritjen e sigurisë rrugore janë:

– Do të vendosen rreth 70 ml barriera metalike mbrojtëse në të dyja hyrjet e tunelit.

– Do të vendoset sinjalistika dhe reflektorë brenda tunelit.

– Do të bëhet vijëzimi në hyrjet dhe brenda në tunel.

– Do të vendoset sinjalistika e nevojshme në të dyja anët./SCAN


Më të lexuarat