Secondary Adv

Privatizimi i pronave shteterore: Ne nje vit shiten 300 objekte ne Durres, Vlore e Sarande

Vala e privatizimeve e nisur vitin e shkuar nga Ministria e Financave është përkthyer në një bum shitjesh të pronave shtetërore. 

 

Numri më i madh i shitjeve të objekteve rezulton në zonat bregdetare. Nga rreth 660 objekte të nxjerra në shitje apo me qira në data base-n e financave për vitin e shkuar, aktualisht rezultojnë të disponueshme rreth 300 prej tyre. Vitin e shkuar Scan bëri publik Scan ka data base-n e këtij dikasteri me rreth 1,900 prona në shitje apo me qira, një pjesë e mirë e të cilave të përqendruar në katër qytetet bregdetare, Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Zona e Durrësit ishte ajo që numëronte më shumë prona shtetërore në proces privatizimi, me 377 njësi. Pjesa më e madhe e tyre ishin ish reparte ushtarake, ndërkohë që nuk mungojnë ish uzinat e fabrikat, magazinat, depot, zyrat, deri te trojet. Bie në sy se disa prej pronave janë të pozicionuara në zona mjaft të rëndësishme turistike, si Kepi i Rodonit, Shkëmbi i Kavajës, apo Bisht Pallë. Aktualisht në data base numërohen 81 objekte të disponueshme në Durrës. Vlora është qyteti i dytë për nga numri i pasurive shtetërore në shitje, me 210 pasuri në vitin 2018,  ku kanë mbetur të disponueshme 182 sipas të dhënave të rifreskuara. Më pak shitje janë regjistruar në Sarandë e Shëngjin./Scan


Më të lexuarat