Secondary Adv

Mbikalimi i Fushe - Krujes- ARRSH: Vijon puna per vendosjen e paneleve antizhurme

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se pas riparimeve të mbikalimit të Fushë Krujës tashmë është rritur siguria.

 

ARRSH tha se po vijon puna për vendosjen e paneleve antizhurmë në të dyja anët e Mbikalimit në lartësi 3 metra. Sipas njoftimit, këto panele janë një masë e shtuar e sigurisë rrugore në mënyrë që të parandalohet hedhja e sendeve të forta nga pjesa e sipërme e Mbikalimit tek automjetet që kalojnë poshtë. ARRSH tha se mbikalimi i Fushë Krujës është një nyjë shumë e rëndësishme e trafikut ndërqytetës. Gjithashtu, një arsye tjetër që e ka bërë të nevojshme vendosjen e paneleve mbrojtëse anësore është trafiku i lartë i këmbësorëve. Kjo, për shkak se ky segment rrugor funksionon si zonë urbane në këtë pikë të rrugës./SCAN


Më të lexuarat