Secondary Adv

Projektligji i ri per mbeshtetjen e te rinjve: 6.2 milione leke fondi financues

Rreth 500-550 mijë të rinj në të gjithë vendin nga 15 deri 29 vjeç do jenë përfitues direkt dhe jo direkt të një fondi prej 6.2 milionë lekësh për periudhën 2019-2021.

 

Qeveria ka hartuar një projektligj i cili është depozituar për diskutim në komisionet parlamentare ku parashikon që t’i japë më shumë vëmendje rinisë në vend, përmes mekanizmave fuqizues si dhe mbështetje financiare. Projektligji synon plotësimin e kuadrit ligjor ekzistues që ndikon tek të rinjtë si edhe rritjen e pjesëmarrjes të të rinjve në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse. Nëpërmjet këtij projektligji synohet përcaktimi i rolit dhe i përgjegjësive të institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor në fushën e mbrojtjes dhe të fuqizimit të të rinjve, duke propozuar edhe ngritjen e strukturave të reja në nivel bashkie, të dedikuara për adresimin e çështjeve të të rinjve. 

 

Në draft, propozohen veprimtaritë, mënyrat dhe zërat e financimit. Financimi dhe bashkëfinancimi i politikave, programeve, projekteve e veprimtarive rinore propozohet të planifikohet dhe të realizohet nëpërmjet fondit grant të dedikuar për rininë, lidhur me:

a) financimin e ndërtimit apo të rikonstruksionit të objekteve publike dhe infrastrukturës rinore;

b) financimin e projekteve të organizatave rinore e për të rinjtë;

c) bashkëfinancimin për pjesëmarrje në programe ndërkombëtare; gjithashtu, propozohet që fondi i projekteve për zhvillimin dhe financimin e objekteve e të infrastrukturës rinore shpërndahet mbi bazën e projekteve që paraqiten nga subjektet sipas këtij ligji./Scan


Më të lexuarat