Secondary Adv

Ujesjellesi i ri ne Durres gati ne fund te qershorit: Furnizim me uje 18 ore

Linja e re e furnizimit me ujë në Durrës, 62.5 mln euro investim nga BB, do jetë në funksion në fund të qershorit dhe do garantojë furnizim me ujë 18 orë në ditë.

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi punimet, ndërsa theksoi se përfitues të tij janë jo vetëm banorët e qytetit të Durrësit por edhe zonat rurale përreth, të cilat do të furnizohen me ujë përmes stacionit aktual. “Ky është një projekt që ka nisur në mandatin e parë për të përfunduar me rezultate të shkëlqyera në 30 qershor të vitit 2019. Nga ky projekt benefite do të marri jo vetëm zona e qytetit të Durrësit por edhe zonat rurale pasi do përdoret sistemi i vjetër që ne kemi pasur duke e përmirësuar për t’a vendosur dhe atë në funksion. Ne nuk kemi as kohë dhe as materiale për të humbur pasi duhet t’i ofrojmë më të mirën qytetarëve tanë”, nënvizoi ministrja Balluku. Rrjeti i ri i ujësjellës kanalizimeve është ndërtuar sipas standardeve dhe teknologjive inovative duke shmangur dhe eliminuar ndotjen në mjedis si dhe rrezikun në shëndetin e qytetarëve. Përveç përmirësimit të furnizimit, ai pritet të rritë dhe efiçencën e operimit të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve duke ulur ndjeshëm kostot operative./Scan 


Më të lexuarat