Secondary Adv

Ulet taksa e plastikes ne 10 leke/kg: Projektligji ne Kuvend, industrite qe perjashtohen

Taksa mbi lëndet e para primare, te cilat importohen per prodhimin e artikujve te plastikes ne vend, do të ulet nga 25 leke/kg ne 10 leke/kg”. 

 

Lehtësimi i barrës fiskale për këto produkte parashikohet në një projektligj të depozituar në Kuvend nga deputeti Ilir Beqaj. Ndërkohë që propozimi vjen pas ankesave të shumta nga prodhuesit vendas, mbi ndryshimet e kësaj takse në paketën fiskale 2019. Taksa mbi lëndet e para primare, te cilat importohen per prodhimin e artikujve te plastikes ne vend, të ulet nga 25 leke/kg ne 10 leke/kg”. Ndërkaq, projektligji parashikon dhe rimbursimin e saj, jo vetëm per ambalazhet qe eksportohen, por edhe per çdo artikull tjetër plastik që eksportet. Ndërkaq, një tjetër propozim lidhet edhe me përjashtimin nga kjo taksë për disa kategori biznesesh, ku lëndët e para perdoren per procese teknologjike per prodhimin e mallrave jo plastike. 

 

Këtu përfshihen lëndët e para që që përdoren për prodhimin e sfungjerëve, në industrinë e pordhimit të mobiljeve, lëndët e para me përmbajtje proteinike apo celuzoike që përdoren në industrinë e prodhimit të sallameve, si dhe ato që përdoren në industrinë e ndërtimit në funksion të eficencës së energjisë. Kategoria e fundit merr një rëndësi të veçantë, duke qenë se vendosja e taksës me paketën fiaskale të 2019 u kondiserua nga prodhuesit që operojë në industrinë e termoizolimit, si një goditje e rëndë për biznesin dhe kursimin e energjisë. Ulja e nivelit te takses nga 25 leke/kg ne 10 leke/kg llogaritet te kete nje efekt rreth 200 deri 225 milione leke ne nje vit te plotë financiar. Kjo duke marrë parasysh qe ne vitet e kaluara jane importuar rreth 15 mije tone lende të para primare qe perdoret per prodhimin e mallrave te plastikes./Scan 


Më të lexuarat