Bashkite rrisin performancen ne 4 mujorin e pare: 1.5 mld leke nga taksa e prones
4 mujori i parë i vitit ka qenë tepër pozitiv për organet e pushtetit vendor, pasi vjelja e taksave dhe tarifave ka sjellë më shumë të ardhura krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave publikuar rishtazi, 4 mujori i parë i këtij viti duket se ka qënë tepër pozitiv dhe i suksesshëm për organet e pushtetit vendor, pasi vjelja e taksave dhe tarifave ka sjellë më shumë të ardhura krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Performanca pozitive i ka siguruar shtetit plot 2.6 miliardë lekë më shumë se katërmujori i vitit të kaluar. Interesant është fakti se gjatë tremujorit të parë të 2019, performanca nuk paraqitej në të njëtin trend dhe mbledhja e taksave ishte relativisht e ngadaltë. Megjithatë Prilli ka bërë diferencën! Gjatë këtij muaji, bashkitë kanë arkëtuar 1.5 miliardë lekë, ndërsa në total janë mbledhur 2.3 miliardë lekë në 4 muaj. Referuar treguesve zyrtarë fiskalë, krahasuar me vitin 2018, rezulton se ka një kapërcim me 1 miliardë lekë. Ky kapërcim i ndjeshëm vjen pikërisht për shkak të taksës së pasurisë.
Por kush e vjel taksën e pronës në vend?
Aktualisht nga organet e pushtetit vendor, vetëm gjysma e bashkive kanë nisur të aplikojnë metodologjinë e re të mbledhjes së saj. Kjo do të thotë se taksa po rëndon pikërisht mbi ata qytetarë të cilët në njëfarë mënyre janë pjesë e këtyre bashkive dhe jo bazuar mbi ndonjë kritet të vlefshëm. Për pasojë, për ekspertët e ekonomisë rritja e të ardhurave me 1,5 miliardë lekë vetëm 2 muaj para zgjedhjeve lokale, nuk duhet parë si tërësisht pozitive, pasi ajo mund të jetë tregues i presionit të administratës lokale për të siguruar financime për fushatën./Atlasi.al