Secondary Adv

Morine:Bllokohen autobuset me pasagjere nga Shqiperia- Urdher nga Ministria e Transportit te Kosoves

Bllokohen për pesë orë 8 autobusë me pasagjerë  të linjës Bajram Curr-Kosovë-Tiranë, të nisur nga Shqipëria drejt Kosovës në doganën e Morinës. 

 

Bllokimi i autobusëve është bërë për shkak se me urdhër të ministrisë së Transportit në Kosovë nuk lejohet kalimi i tyre. Bllokohen për pesë orë 8 autobusë me pasagjerë  të linjës Bajram Curr-Kosovë-Tiranë, të nisur nga Shqipëria drejt Kosovës në doganën e Morinës. Bllokimi i autobusëve është bërë për shkak se me urdhër të Ministrisë së Transportit në Kosovë nuk lejohet kalimi i tyre. Mësohet se mes pasagjerëve ka edhe fëmijë të cilët prej orësh presin në doganë, pritje e cila bëhet akoma më e vështirë për shkak të temperaturave të larta. Rifat Hajdini, kreu i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curr-Kosovë-Tiranë thotë se nuk ishin lajmëruar për këtë urdhër dhe i bën apel dy qeverive për zgjidhjen e situatës./Shqiptarja.com


Më të lexuarat