Secondary Adv

Tirana destinacioni me terheqes per bizneset e huaja: 4185 nga 6259 subjekte ne kryeqytet

Tirana është destinacioni më tërheqës për bizneset e huaja që zgjedhin të shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. 

 

Të dhënat e Bashkisë së Tiranës tregojnë se nga rreth 6259 subjekte me pronësi të huaj apo të përbashkët që funksionojnë në të gjithë vendin, 4185 prej tyre janë të vendosura në kryeqytet. Shifrat i përkasin vitit 2018, ndërsa po të bëjmë një analizë të gjashtë viteve të fundit, duket se ka pasur luhatje të vazhdueshme të bizneseve të huaja që janë aktive në Tiranë. 

 

Konkretisht 2013-ta është vitit që ka shifrën më të ulët të aktiviteteve të huaja ose me pronësi të përbashkët, ku kanë qenë të regjistruara 3097 të tilla, ndërsa vitit që lam pas është ai me shifrën më të lartë, në 4185 subjekte që nuk flasin shqip. Po ta krahasojmë më vitin 2017, janë plot 954 biznese të reja, të huaja ose me pronësi të përbashkët që kanë shtrirë aktivitetin e tyre në kryeqytet. Megjithatë, përqendrimi në kryeqytet nuk është rastësor, pasi numri i lartë i popullsisë, i shërbimeve, konsumit apo dhe afërsisë me portet e aeroportin apo institucionet publike janë disa nga arsyet kryesore që i bëjnë të huajt të tërhiqen më së shumti, pavarësisht kostove më të larta të qirave për ambientet./Scan


Më të lexuarat