Secondary Adv

Ne pritje te miratimit ne Kuvend: Ja kur do votohen PPP per Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

Pas votimit në komisionet parlamentare, dy kontratat PPP për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat do votohen edhe në seancë plenare për ti hapur rrugë zbatimit të tyre.

 

Referuar kalendarit të punimeve të Kuvendit, këto kontrata janë parashikuar të votohen në seancën e 4 korrikut. Këto kontrata, në total kapin një vlerë prej 281 milion euro pa TVSH. Kostoja e tyre ka shkaktuar jo pak debate e kundërshti nga radhët e opozitës. Referuar deklaratës së përfaqësuesve të qeverisë, kostoja e 1 kilometri rrugë shkon në 4.8 milion euro ( pa përfshirë veprat e artit apo tunelet). Kohëzgjatja e 2 kontratave Partneritet Publik/Privat  është 13 vjet. Aksi Milot-Balldren ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash ndërsa aksi Orikum-Dukat rreth 15 kilometra./SCAN


Më të lexuarat