Secondary Adv

Vjen paralajmerimi per bizneset-Rama:15 mije kasa nuk punojne, do dixhitalizojme sistemin

Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi Drejtoreshën e re të Tatimeve, lajmëroi një projekt të ri i cili synon dixhitalizimin e faturave fiskale.

 

Kryeministri tha se po punohet për fiskalizimin, ku çdo fature do të jetë në kohë reale dhe e monitoriueshme. Kryeministri tha se, do të monitorohen edhe faturat e bizneseve nëpërmjet bankave që të mos ketë fatura fiktive. Por edhe kjo nuk e përjashton faktorin njeri. Ai lajmeroi se, çdo drejtor në institucionet fiskale që nuk realizon objektivat do të shkarkohet. Ai e konsideroi absurd faktin që në nga 112 mijë kasa të shpërndara në të gjithë vendin 15 mijë prej tyre nuk raportojnë edhe pse bizneset që i zotërojnë ato janë me status aktiv.

 

“Kujt i kërkohet përgjegjësia për këtë për pike të kuqe alarmi. Dhe si mundet të gdhihet dita e re dhe java e re dhe këto pika alarmi të mbeten të kuqe. Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten. Është ngritur një sistem risku që konsiderohet funksional në tatime së bashku me FMN-ne dhe është model edhe për vendet e tjera. Ka vetëm një motiv për rezultatet e pamjaftueshme: Çorganizim dhe anarki brenda administratës ku janë rishfaqur fenomene e dikurshme të aktiviteteve kriminale për qëllime korruptimi” tha kryeministri. Rama tha se moduli i riskut ka zbuluar mbi 6 mijë subjekte me rrisk, ku rreth 200 prej tyre janë në sektorin e akcizës. 

 

“Mbi 5000 biznese të tjera janë në brigjet shqiptare dhe janë regjistruar në Booking, teksa tatimet nuk i dinë. Kjo do të thotë vetëm çorganizim” tha Kryeministri. Sipas tij, në Sarandë ka apartamente që reklamojnë çmimeve 550 euro nata, të cilat edhe janë rezervuar, dhe kjo është fantastike. Po si mundet që për këto apartamente të mos ketë kontribute në tatime. “Cigaret dhe karburantet i kemi thënë vazhdimisht që kërkojnë një njehsim të integruar kontrollesh nga tatimet dhe doganat, pasi ato përbejnë 40% të të ardhurave doganore dhe çdo rrjedhje në ketë artikuj ka impakt në buxhet. 

 

Skemat e mashtrimit të TVSH tek ndërtimi nuk janë eliminuar  edhe pse janë zbuluar. Së shpejti kemi projektin e punësimit të 200 studentëve që do të angazhohen për të komunikuar me biznesin dhe ndihmuar në terren krah jush. Sot do të hapen aplikimet. Ky është vetëm fillimi e një erë të re ndryshimesh në të gjithë heirarkinë dhe se informaliteti nuk do të tolerohet me tutje” tha me tej kryeministri. Më herët kjo nisme parashikonte dhënien me koncesion PPP të këtij shërbimi po që hasi në kundërshtinë  fortë të institucioneve financiare ndërkombëtare. Më pas procedura u rishikua për të realizuar dixhitalizimin me tender. 

 

Për këtë arsye, më herët gjate 2018, Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit (AKSHI) ka hapur një tender, përfituesi i të cilës do të jë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Qëllimi i tenderit ishte krijimi i Sistemit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Faturave (MKF), që është një grup i procedurave dhe mjeteve ligjore, organizative dhe teknike, qëllimi kryesor i të cilave është kontrolli i transaksioneve me pagesa me para në dorë dhe  pagesa me para jo cash. Tenderi u fitua në muajin tetor nga kompanitë shqiptare Jehona e Datech si dhe kompania kroate Neos d.o.o., me ofertë 1.86 mld lekë dhe po punohet për zbatimin e tij./Monitor 


Më të lexuarat