Secondary Adv

Vijon luhatja e kursit: Cfare ndodhi me Dollarin, Euron dhe Poundin ne gjysmen e pare te korrikut

Prej muajsh vijojnë luhatjet e vazhdueshme të vlerës të monedhave të huaja kundrejt Lekut, teksa situata shfaqet më e vështirë për Euron dhe Poundin.

 

Dollari Amerikan (USD)

Dollari amerikan ka qëndruar pothuajse i paluhatur në dy javët e para të korrikut. Referuar kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, dita ‘më e mirë’ e dollarit amerikan kundrejt lekut ka qenë me 9 korrik, duke u këmbyer me 108.78 lekë, ndërsa dita në të cilën dollari amerikan ka ndjerë rënien më të madhe është me 1 korrik, me 108.01 lekë. Kjo e fundit, vlera me të cilën dollari amerikan e nisi muajin, ndërsa në përfundim të dy javëve të para të korrikut e mbylli me 108.24 lekë.  

 

Euro (EUR)

Për sa i përket monedhës europiane Euro, ka qëndruar thuajse konstante kundrejt lekut për katër ditët e para të korrikut, të cilat kanë qenë edhe më të të mirat për këmbimin në lekë, duke pasur një minimale këmbimi me 122.05 lekë, e maksimale këmbimi me 11.40 lekë. Ditët e tjera të këtij 15 ditori të korrikut, Euro është këmbyer me jo më shumë se 121.96 lekë, kurse rënia më e madhe e monedhës europiane Euro kundrejt lekut është shënuar me 10 korrik, në të cilën është këmbyer me 121.85 lekë. Ditën e parë të korrikut, Euro e ka nisur me 122.40 e në përfundim të kësaj gjysme të parë të korrikut është këmbyer me 121.96 lekë.  

 

Poundi Britanik (GBP)  

Poundi Britanik nga ana tjetër ka pasur luhatje më të mëdha se do

llari amerikan dhe se monedha europiane Euro në këto dy javë të para të korrikut. Në varësi të ditëve, poundi Britanik është këmbyer herë me diçka më shumë se 136 lekë, e herë me diçka më shumë se 135 lekë. Muajin, Poundi Britanik e ka nisur duke u këmbyer me 136.49 lekë dhe e ka mbyllur gjysmën e parë të korrikut me 135.60 lekë./Scan 


Më të lexuarat