![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Kuvendi zhvillon neser seancen e fundit: Ja kontratat koncesionare qe do miratohen
Kuvendi i Shqipërisë ka futur në axhendën e seancës së nesërme, miratimin e Projektligjit "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.
Këto ndryshime, në thelb kanë ndalimin e ofertave të pakërkuara për koncesionet, një praktikë që u ndoq rëndom vitet e fundit. Ndalimi i ofertave të pakërkuara ishte kërkuar fort nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi ai kufizonte konkurrencën, por drafti i miratuar në Komisionet Parlamentare që në shkurt ishte lënë pezull dhe dukej sikur nuk do të kalonte këtë session parlamentar. Por, ai është rifutur në axhendë, pas presionit të vazhdueshëm të institucioneve ndërkombëtare. Por, ndërkohë qeveria nuk ka humbur kohë për të kaluar të gjitha çfarë kanë mbetur në seancën e fundit parlamentare përpara marrjes së pushimeve të verës.
Po në seancën e nesërme pritet që të miratohen një sërë koncesionesh të formës së partneritetit publik privat, që kanë qenë fillimisht oferta të pakërkuara dhe më pas për miratimin e tyre është kryer tender, por që përgjithësisht ka rezultuar formal, pasi fituesi ka qenë gjithnjë ai i ofertës së pakërkuar. Në axhendë është futir Projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”.
Kjo kontratë ngjalli debate të mëdha për koston e lartë të saj, 256 milionë euro me TVSh, ose 15 milionë euro për kilometër, rishikimin në rritje të saj në raport me ofertën fillestare që ishte 161 milionë euro, rinegocimin pa garë të interesave. Për më tepër që kompania nuk kishte kapacitetet financiare që të ndërtonte një projekt të tillë. Ndërsa ANK premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro.
Në axhendën e Kuvendit për nesër është futur dhe Projektligji tjetër “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”. Ky projekt parashikon ndërtimin e një aksi 14.7 kilometra që lidh Portin e Jahteve në Vlorë me By Pass-in e Orikumit dhe Dukatin. Në total, kompania do të investojë për ndërtimin e rrugës 51 milionë Euro. Dy ditë më parë, Ministria e Financave miratoi dhe koncesionin e kolaudimit të pompave të naftës, ku shpalli fitues kompaninë “Noa Control”, e cila më herët kishte paraqitur një ofertë të pakërkuar, që ishte bërë në tetor.
Ky koncesion u dha, pavarësisht se në maj të këtij viti Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, e kishte pezulluar këtë procedurë dhe kishte kërkuar rihapjen e tenderit me kushte të tjera, pasi kriteret e vendosura në garë nuk ishin të drejta për të gjitha kompanitë. Ministria e Financave në një sqarim për shtyp gjatë ditës së djeshme tha se pezullimi ishte vetëm vendimi i gjykatës së shkallës së parë administrative Tiranë, i cili referuar fuqisë zbatuese të tij nuk është një vendim përfundimtar i formës së prerë. Çështja është adresuar apelimit në Gjykatën kompetente Administrative të Apelit, Tiranë. Ministria tha se gjithsesi do të zbatojë vendimin përfundimtar të Gjykatës./Monitor
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)