Secondary Adv

Prezantohet projekti i Unazes se Bajram Currit: FSHZH hap tender per zbatimin e tij

FSHZH ka hapur një tender rreth 471 milion lekë për përmirësimin e aksesit në vendet turistike dhe lehtësimin e trafikut në zonat urbane në rajonet veriore. 

 

Tenderi është i hapur deri me 16 shtator 2019 për ata që janë të interesuar të aplikojnë. Në listën e projekteve është edhe projekti i Unazës së Bajram Currit në Tropojë. Dokumentet e tenderit përmbajnë edhe projektimet 3D të projektit. Rruga e projektuar i përket territorit të Bashkisë Tropojë që ka një popullsi prej 28 mijë e 230 banorësh në 8 njësi vendore të saj. Në këtë projekt zbatimi është ndërhyrë në Fazën e 2-të të unazës së Bajram Currit. Gjendja ekzistuese e saj paraqitet pjesërisht e dëmtuar në shtresat e trotuarit,kunetave dhe bordurave. Gjithashtu një gjendje tejet e mjerueshme paraqitet edhe në brendësi ëe blloqeve të banimit përkrah kësaj rruge ku mungon terësisht infrastruktura rrugore si shtresa,trotuare,ndricim,kub etj./Scan


Më të lexuarat