Secondary Adv

Tjeter projekt per zonat turistike: Ja si transformohet Dhermiu sezonin e ardhshem

Edhe fshati turistik i Dhërmiut në Vlorë, sezonin e ardhshëm do të jetë i transformuar. 

 

Pas paralajmërimit që bëri për nisjen e punimeve të shëtitores së re të Sarandës, duke thënë se do të jetë njëjtë si investimi i Lungomares në Vlorë, edhe në Dhërmi qeveria do të bëjë ndryshime të rëndësishme. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook fotot nga pamja e re që do të marrë fshati turistik.  

 

 

"Ja si do ta gjeni sezonin e ardhshëm rrugën që përshkon Dhërmiun, kur pas restaurimit të shtëpive të vjetra, vendosjes së kalldrëmeve e të ndriçimit të brendshëm, do të kryhen edhe ndërhyrjet në kthesën panoramike dhe në “ballkonin” natyror, në shpatin jugor të fshatit magjepsës", shkruan Rama./Shqiptarja.com 


Më të lexuarat