Secondary Adv

Dalin rregullat e reja per koncesionet me partneritet publik-privat

 

 

Agjencia e Prokurimeve Publik ka miratuar dokumentat e reja që i hap rrugën koncesionit me partneritet, publik-privat. Pas këtij hapi qeveria ka rrugën e lirë për të kontraktuar me këtë formë koncesioni, Rrugën e Arbrit dhe projekte të tjera.


Qeveria ka programuar të japë rreth 65 koncesione këtë formë që nga ky vit, ndaj dokumentacioni i ri legjitimon dhënien e tyre.Sipas këtyre dokumenteve projekt koncesionari është propozimi i pakërkuar i miratuar nga Autoriteti Kontraktues. Kështu  “Ftesa për Ofertë” për këtë lloj koncesioni i adresohet të gjithë subjekteve juridike ose bashkimeve të tyre, që kanë për qëllim të marrin pjesë në këtë  procedurë konkurruese përzgjedhjeje.


Ofertuesi  Fitues duhet të përballoje  shpenzimet që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin ofertës së tij si dhe çdo shpenzim tjetër ashtu siç parashikohet në këto dokumente në përputhje me nenin 25 dhe nenin 29 të ligjit nr.125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.Autoriteti  Kontraktues  rezervon të drejtën për të ndërprerë përfundimisht këtë Procedurë konkurruese përzgjedhëse. Ofertuesi nuk ka asnjë të drejtë për të kërkuar ndonjë kompensim për kostot ose humbjet.

 

Si pjesë e ofertës së tij teknike, ofertuesi duhet të paraqesë Sigurimin e Ofertës, kur kërkohet, sipas Formularit të Sigurimit të Ofertës (Shtojca 3), deri në vlerën 2% të vlerës së projektit të propozuar nga Ofertuesi.
Rregullorja e re thotë se, pas hapjes së ofertës Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do t’a shqyrtojë atë për të përcaktuar nëse oferta është e pranueshme, nëse dokumentacioni i kërkuar është dorëzuar, nëse dokumentacioni i kërkuar për tu nënshkruar nga ofertuesi është nënshkruar rregullisht, dhe nëse Oferta është e rregullt.

 

 


Vlerësimi i Autoritetit kontraktues do te bazohet ne te dhënat dhe vete përmbajtjen e Ofertës duke mos iu drejtuar burimeve te tjera. Megjithatë, nëse është e nevojshme, Komisioni i Vlerësimit  te Ofertave mund të kërkojë sqarime nga Ofertuesit, të cilat nuk përbejnë nje ndryshim te thelbit te Ofertës.
Sqarimet duhet të jenë vetëm me shkrim ose të reflektuara në procesverbalin përkatës.  Gjithashtu ne raste te veçanta Autoriteti Kontraktor rezervon te drejtën e tij për te përfshirë edhe eksperte te ndryshëm te cilët mund te ndihmojnë ne trajtimin e atyre çështjeve për te cilat Komisioni i Vlerësimit te Ofertave has vështirësi.


Më të lexuarat