Secondary Adv

7 aplikime per rritje te cmimit te ujit: Kerkesat e ujesjellesve ne proces prane ERRU

7 aplikime për rritje të tarifave të ujit nga ana e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve janë aktualisht në proces shqyrtimi nga ana e Entit Rregullator të Ujit.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga ky dikaster disa nga qytetet që kanë kërkuar ndryshim tarife janë Vlora, Himara, Berat-Kuçova dhe Lushnja. Gjithashtu, aplikime janë bërë edhe nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve të Krujës, Roskovecit dhe Vorës. Gjatë këtij viti Enti Rregullator I Ujit ka miratuar rritje çmimesh për abonentë familjarë dhe biznese në disa qytete, sikurse është Gjirokastra, Poliçani, Tropoja apo Delvina. Megjithatë, gjatë shqyrtimit të raportit vjetor, rritja e tarifave të ujit dhe ujësjellës kanalizimeve u kthye në debat mes kreut të Komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Niko Peleshi dhe kreut të ERRU-së, Ndriçm Shani. 

 

Sipas këtij të fundit, aktualisht ka hapësira që lejojnë rritjen e tarifave, por Peleshi kërkoi që kompanitë të mirë menaxhohen për të përmirësuar situatën financiare, duke e parë si hallkë të fundit rritjen e tarifës për të rritur të ardhurat. Sektori i ujit është në reformim, por raporti vjetori i Entit Rregullator për vitin 2018, vlerësoi se reforma në sektor nuk dha rezultate. Sipas Entit, mbulimi i furnizimin me ujë u përkeqësua me 0.09% gjatë vitit 2018, ndërkohë që mbulimi me kanalizime pësoi përmirësim me 1.4% në krahasim me një vit më parë.

 

APLIKIME PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË UJIT

Ujësjellës –Kanalizime Kuçovë-Berat

Ujësjellës –Kanalizime Himarë

Ujësjellës –Kanalizime Lushnje

Ujësjellës –Kanalizime Vlorë

Ujësjellës –Kanalizime Roskovec

Ujësjellës –Kanalizime Krujë

Ujësjellës –Kanalizime Vorë/Scan


Më të lexuarat